Fundviti, policia merr masa për rendin
TIRANË- Policia e Tiranë ka njoftuar marrjen e masave për garantimin e sigurisë dhe rendit gjatë festave të fundvitit. Sipas një njoftimi për mediat, bëhet e ditur se "policia ka marrë masat për parandalimin, zbulimin dhe goditjen në kohë të çdo lloj tendence kriminale dhe rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale".
Sipas policisë së Tiranës, për të pasur një ndërrim vitesh të qetë janë marrë gjithashtu masa për sgurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës e në veçanti në Qëndrat Tregetare, Bulevardet dhe Sheshet kryesore si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndrimin e viteve.
Në mbrojtje të veçantë janë marrë Ambasadat, Rezidencat e tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit.
"Policia e Tiranës, duke marrë shkas nga aksidenti automobilistik i datës 27 dhjetor 2009, ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit në rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike"- thuhet më tej në njoftim.
Duke i bërë apel qytetarëve për të treguar kujdes, si gjatë përdorimit të fishekzjarrëve apo drejtuesve gjatë qarkullimit me automjete, policia vë në dispozicon numrat telefonik për të denocuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale në numrat telefonik pa pagesë Nr. 129 dhe Nr. 126.