E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen portat e HEC, përmbytje në Lezhë

LEZHË- Fshati Tale i Lezhës është përmbytur nga uji, pas hapjes së portave të hidrocentralit të Ulëzës dhe Shkopetit.
Portat e dy hidrocentraleve u hapen pas reshjeve të shumta që kanë rënë ditët e fundit dhe që për pasojë kishin rritur shumë nivelin e ujit në to.
Banorët e zonave më të afërta që janë përfshirë nga prurjet e ujit kanë nisur të largohen nga banesat, duke u munduar të shpëtojnë edhe gjënë e gjallë që rrezikohet nga uji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›