Funeralet ne mes te qytetit banoret peticion per ti hequr
Ata i jane drejtuar bashkise dhe keshillit bashkiak per mbylljen e tyre pasi sipas tyre nuk mund te funksionojne ne te njejtin vend ngjitur me njeri-tjetrin nje bar i mbushur perplot me qytetare madje dhe femije dhe nje ambient tjeter me arkivole. Per kete shkak nje peticion me afro 280 firma qytetaresh te nje pallati ne vendin e quajtur trekendeshi i eshte drejtuar bashkise dhe keshillit bashkiak per te kerkuar mbylljen e nje lokali te sherbimeve funerale. Peticioni dhe kerkesa e tij eshte shtruar per diskutim edhe ne mbledhjen e radhes te keshillit bashkiak te Korces qe u zhvillua diten e djeshme. Nepermjet ketij peticioni grupi i qytetareve korcare qe kane lokale apo banesa ne pallatin ku ushtron ne katin e pare te tij edhe agjencia e sherbimeve funerale kerkon mbylljen e ketij sherbimi. shte i patolerueshem nje aktivitet i tille ne nje vend publik me lokale te ndryshme bare dhe qarkullim te madh njerezish thuhej ne peticionin e firmosur nga 280 qytetare korcare. Nenkryetari i Bashkise se Korces Sotiraq Filo qe perfaqesoi bashkine ne mbledhjen e keshillit bashkiak pranoi dje faktin se eshte hartuar nje peticion me firmat e 280 qytetareve qe kerkon mbylljen e sherbimeve funerale ne qender te qytetit. Ai sqaroi se lokali per te cilin ankohen banoret e pallatit ne vendin e quajtur Trekendeshi eshte ne pronesi te nje anetari te keshillit bashkiak. Filo tha se nuk eshte arritur asnje zgjidhje nga diskutimet ne mbledhjen e ketij keshilli por ai vijoi se i eshte lene detyre bashkise qe te hartoje nje rregullore mbi bazen e te ciles do te lejohet apo jo ne vazhdim funksionimi i nje sere agjencive te sherbimit funeral ne vendet me te populluara te qytetit. Kjo pasi nje agjenci e tille funerali ndodhet edhe ne qender te qytetit afer katedrales.