E Diel, 1 Nëntor 2026

Afrimet/ Nikola Vasilic nje tjeter sulmues serb per Elbasanin

Zbulohen me ne fund edhe emrat e afruar se fundmi ne kampin verdheblu. Behet fjale per tre lojtare dy prej te cileve jane serbe dhe njeri maqedonas. Futbollisti i cili perflitej me shume mbi te cilin drejtuesit nga kampi elbasanas kane dhene ok paraprak quhet Nikola Vasilic. Lojtari ne fjale luan ne rolin e nje sulmuesi dhe eshte i datelindjes 30 janar 1989 vetem 22 vjec. Ai eshte i gjate 191 cm dhe peshon 83 kg. Momentalisht serbi eshte ende ne prove dhe nuk eshte dhene pergjigja perfundimtare nese do te qendroje apo jo tek verdheblute por burime brenda klubit pohojne se ai eshte pelqyer nga trajneri dhe nuk do te vonoje firma e tij me Elbasanin. Vasilic luan ne radhet e ekipit FC Bask te Beogradit qe militon ne kampionatin serb. Ai ka luajtur me kombetaren e ketij vendi tek te gjitha moshat por ende nuk e ka marre nje ftese per ne ekipin e pare. Me shume gjasa sulmi verdheblu do te flase serbisht dhe do te kete nje nderthurje midis eksperiences se Rikanovicit me shkathtesine e Vasilicit. Nje tjeter lojtar qe po provohet tek verdheblute eshte edhe 19-vjecari Gjolevski nga Maqedonia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›