Vrau gruan per xhelozi ne Lushnje kapet ne Athine
TIRANE - Nje person i shumekerkuar nga drejtesia shqiptare i denuar me burgim te perjetshem u arrestua ne kryeqytetin e Greqise mesditen e djeshme me qellim ekstradimi drejt Shqiperise. Policia e Shtetit njoftoi dje zyrtarisht se eshte arrestuar 43-vjecari Apostol Sotiri nga fshati Gradisht i Lushnjes i cili ishte shpallur ne kerkim nderkombetar ne vitin 1998. Sipas policise Sotiri akuzohet se ka vrare per motive xhelozie bashkeshorten e tij si dhe ka tentuar te vrase nje person tjeter me emrin Ilir S. per te cilin dyshonte se kishte marredhenie jashtemartesore gruaja e tij. Ngjarja per te cilen akuzohet i denuari ka ndodhur me 10 tetor te vitit 1998 ne shtepine e tij ne Gradisht te Lushnjes. Ai ka qelluar me 8 plumba duke lene te
vdekur ne vend bashkeshorten e tij e me pas ka qelluar edhe ne drejtim te Ilir S. i cili fatmiresisht ka mbijetuar. Me pas eshte larguar menjehere nga vendngjarja duke qendruar ne kerkim nderkombetar per me shume se 12 vjet. Gjykata e Lushnjes me vendimin nr. 98 te dates 23 dhjetor 1998 e ka denuar Apostol Sotirin me burgim te perjetshem per kryerjen e veprave penale te vrasjes vrasjes se mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje. Qe prej atij momenti ai ishte shpallur ne kerkim nderkombetar dhe ndaj tij ishte leshuar nje urdher ndalimi i cili u ekzekutua vetem mesditen e djeshme ne Greqi pas 12 vitesh kerkime.
ARRESTIMI
Burime nga Policia e Shtetit thane se ne drejtim te zbulimit te vendndodhjes dhe arrestimit te Apostol Sotirit oficeret e Interpol Tiranes kishin nisur hetimet prej disa muajsh. Vitet e fundit ishte zbuluar se ai qendronte ne Greqi madje kishte ne perdorim nje pasaporte greke te falsifikuar me gjeneralitete te tjera. Pas bashkepunimit te kerkuar nga Interpol Athina eshte mundur te kryhej shoqerimi i tij ne polici ne menyre qe te verifikoheshin gjurmet e tij te gishtave. Prej disa muajsh ai kerkohej nga policia greke ne menyre qe te verifikohej identiteti i vertete i tij por sipas burimeve ai levizte here pas here ne qytete te ndryshme te Greqise. Dje ka marre fund arratia e tij ne Athine pasi nga verifikimi i gjurmeve te gishtave ka rezultuar qe personi i ndaluar ishte pikerisht Apostol Sotiri i shpallur ne kerkim nderkombetar i denuar me burg te perjetshem. Menjehere eshte njoftuar policia shqiptare ne menyre qe te nisin procedurat per ekstradimin e tij.