E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi 8 mije arrestohet shitesja 21-vjecare

BERAT- Nje 21-vjecare nga Berati u arrestua pasi kishte falsifikuar faturat ku ajo punonte si shitese duke nxjerre firmen deficit me 8 mije euro. Policia beri te ditur se arrestoi shtetasen Romina Plaku shitese e firmes qe tregton kasat fiskale pasi ajo kishte mashtruar me faturat kundrejt shumes 8 mije euro. Per shkak se nuk korrespondonin faturat me kasat qe ishin vene ne inventar drejtuesit e firmes kryen kallezim ne polici. Pas denoncimit Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar nisi hetimin nga ku rezultoi se 21-vjecarja Plaku kishte bere shitjen e kasave regjistruese dhe me pas zhdukte faturat. Ajo ishte punesuar prej nje viti si shitese e firmes se kasave deri ne momentin kur pronaret e saj bene bilancin dhe pane se shuma e mesiperme mungonte.                d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›