Funerali i Stiv Xhobs u zhvillua të premten
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja amerikane “The Wall Street Journal”, e cila citon një person të njohur me çështjen.
Funerali është përshkruar si një mbledhje e vogël private, pavarësisht se personi për respekt ndaj Xhobsit nuk dha detaje lidhur me kohën e saktë dhe vendin ku u zhvillua funerali.
Funerali është zhvilluar dy ditë pasi Xhobs ndërroi jetë pas betejës së gjatë me kancerin në pankreas. Më parë, Xhobs kreu edhe një transplant në veshkë si dhe kreu ndërhyrje kirurgjikale.
“Apple” bëri me dije se nuk kishte shërbime publike të planifikuara. Në një letër për punonjësit e “Apple” të mërkurën, drejtori ekzekutiv Kook tha se po planifikon një kremtim për jetën e jashtëzakonshme të Xhobsit, event i cili do të zhvillohet shpejt./Start/F. Prroni/
2011-10-09 11:58