Sekuestrohen 33.5 kg kanabis në Vlorë, pranga pesë personave
Operacioni i koduar “Mëngjesi”, nisur rreth 1 muaj më parë, nëpërmjet metodave speciale të hetimit të krimit, është finalizuar sot me bllokimin e lëndës narkotike në vendin e quajtur Ura e Drashovicës, 15 km në lindje të Vlorës dhe arrestimin në flagrancë të pesë shtetasve.
Sipas policisë, të arrestuarit janë 33-vjeçari Selman Bitaj, 41-vjeçari Ardian Braka, 55-vjeçari Agim Soraj, Salushe Hoxha, 25 vjeç, dhe 39-vjeçari Musa Bedinaj, të gjithë nga Vlora, të cilët po e transportonin lëndën narkotike nga fshati Kotë në drejtim të qytetit, ku do ta shpërndanin në sasi të vogla kundrejt përfitimeve financiare./Start/
2011-10-09 14:43