Funksionalizimi i Gjykatës në veri pret bekimin e Beogradit

Prishtinë, 12 gusht – Kapllan Baruti ka mbërritur moshën e pensionimit duke pritur të kthehet në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, kryetar i së cilës ishte.
Njëherë Qeveria ia kishin përmendur një autobus që do ta përcillte deri në vendin e punës. Pastaj, e kishte lënë autobusin dhe kishte përmendur një strategji, në bazë të së cilës atij dhe stafit tjetër të Gjykatës do t’i mundësohej të rikthehen në objektin që ndodhet në veri të qytetit të ndarë. Por, koha kishte ikur dhe për të më nuk bën punë ndonjë premtim. Në fillim të korrikut i ka mbushur të 65-at.
“Prej datës 6 korrik jam i pensionuar dhe nuk kam mandat më”, ka treguar ai të mërkurën. “Kam mbërritur pensionin jashtë zyrës. çka t’i bësh”.
Barutit, gjyqtarëve të tjerë dhe të gjithë stafit joserb të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, objekti i së cilës ndodhet në veri të këtij qyteti ku shumicë janë serbët, i janë mbyllur dyert në fillim të 2008-s, kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Shpallja e pavarësisë pati shkaktuar një valë protestash të serbëve, të cilët kundërshtonin ashpër krijimin e shtetit të Kosovës.
Situata qe përkeqësuar në muajin mars, kur UNMIK-u dhe KFOR-i kishin intervenuar për të liruar Gjykatën nga okupimi që i bënë ish-punëtorët serbë. Trazirat patën lënë të vdekur një polic ukrainas dhe shumë të lënduar në mesin e forcave ndërkombëtare. Ndërkaq, më 3 tetor të 2008-s, gjykatësit dhe prokurorët e UNMIK-ut kanë rifilluar punën në gjykatë, por jo edhe punonjësit serbë dhe shqiptarë. Pastaj, ata transferuan përgjegjësitë tek gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it.
Autoriteteve shtetërore të Kosovës dhe misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, u mungon përgjigjja për pyetjen se kur do të funksionalizohet Gjykata në veri.
Kryeministri Thaçi prej muajsh po përmend të njëjtën frazë: së shpejti do të funksionalizohet gjykata në veri. Të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe një ditë më parë.
“Tash veç sa kemi hapur Zyrën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në veri, që është zyrë funksionale dhe që u shërben të gjithë qytetarëve, edhe shqiptarëve, edhe serbëve. Së shpejti do të hapet gjykata në veri”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Sipas tij, do të vazhdohet me vënien e ligjshmërisë dhe me ballafaqimin me drejtësinë të njerëzve që e kanë shkelur ligjin. Po kështu edhe me luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar.
Disa muaj më parë misioni EULEX ka vendosur në gjykatat në veri disa gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë dhe po vazhdon përpjekjet që të bindë Prishtinën dhe Beogradin për të arritur një kompromis, në mënyrë që ato gjykata të kthehen në funksion me punonjës shqiptarë dhe serbë. Kjo për faktin që janë rreth 12 mijë raste që presin zgjidhje.
Ky mision akoma nuk është në gjendje të thotë se kur do të funksionalizohen plotësisht gjykatat, ani se ka dy vjet që në këto gjykata shqiptarët dhe serbët nuk punojnë së bashku.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka thënë se ky mision nuk është në gjendje i vetëm t’i vendosë në funksion të plotë gjykatat, pa një zgjidhje kompromisi ndërmjet palëve të përfshira.
“Ne u kemi bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë proces që të gjejnë një zgjidhje pragmatike, sepse rreth 12 mijë raste janë duke pritur zgjidhje”, ka thënë zëdhënësi Krasniqi. “Pra, varet krejtësisht prej palëve se a do të mund të gjejnë ndonjë kompromis”.
Por, ka bërë të qartë se në Kosovë nuk do të ketë më shumë se një sistem gjyqësor.
“Duhet pasur parasysh se në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ashtu si në tërë Kosovën, ekziston vetëm një sistem gjyqësor dhe gjykatësit e prokurorët duhet të punojnë në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe duhet të jenë të pranueshëm nga të gjitha palët”, ka thënë ai.
Autoritetet e Beogradit vazhdimisht kërkojnë që çështja e gjykatave në veri të Mitrovicës të përfshihet në bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Mirëpo, për Qeverinë e Kosovës kjo është e papranueshme.
Gazeta ka dështuar të kontaktonte gjatë ditës dikë në qeveri për të marrë qëndrimin në lidhje me kohën e rifunksionalizimit të Gjykatës. Por, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka thënë radios Deutsche Welle se kjo është çështje e brendshme e Republikës së Kosovës.
“Nuk kemi nevojë që të bëjmë ndonjë kompromis në raport me Serbinë. Tërësia territoriale e Kosovës, pavarësia e saj, organizimi i brendshëm dhe sistemi gjyqësor janë çështje e brendshme e Kosovës”, ka theksuar zëvendëskryeministri. “Në këtë drejtim ne bashkëpunojmë me popullatën lokale atje, me misionet ndërkombëtare që janë në Kosovë dhe Serbia nuk ka asnjë rol në këtë drejtim”.
Në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës, në mars të vitit të shkuar kishin nisur seancat e para gjyqësore, pas një bllokade më se njëvjeçare. Në këto gjykata ishin angazhuar katër gjykatës, dy prokurorë, dy këshilltarë ligjorë të gjykatave dhe dy këshilltarë ligjorë prokurorial, që të gjithë ndërkombëtarë të mandatuar nga misioni EULEX.
Tash së voni EULEX-i ka nominuar dy gjyqtarë të përkatësisë etnike serbe që të punojnë në gjykatat në veri. Që të dyja gjyqtaret janë të pranueshme edhe për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Gjyqtaret, Ruzhica Simiq dhe Milena Xheriq kanë deklaruar edhe për “Kohën Ditore” se për të pasur kushte pune në gjykatat në veri, kompromisi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është i domosdoshëm.
Por, derisa të gjendet një gjuhë e përbashkët midis palëve, gjykata nuk do të funksionalizohet. Kësisoj, gjyqtarët joserbë do të vazhdojnë punën në Gjykatën Komunale të Vushtrrisë, ku ishin edhe të mërkurën.
Administratorja e kësaj gjykate, Lumnije Surdulli ka thënë të mos ketë idenë se kur do të rikthehen në objektin e tyre të punës.
“Ne vazhdojmë të jemi të vendosur në objektin e Gjykatës Komunale të Vushtrrisë. Nuk e dimë se kur do të largohemi nga këtu. Nuk po varet prej nesh”, ka thënë ajo. “është problem politik dhe kurrkush nuk na ka informuar edhe sa kohë do të jemi këtu”.
Ndërkaq, kryetari në pension i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, Kapllan Baruti, shpreson që gjërat të ndërrojnë për mriz, ani se edhe ai nuk di se deri ku kanë shkuar punët rreth rikthimit të gjyqtarëve në objektin në veri të Mitrovicës.
“E di që pa u pensionuar ishte themeluar ai Kolegji prej gjykatësve vendës e ndërkombëtarë dhe mandej dy koleget serbe, që kanë dhënë betimin, kanë hequr dorë për shkak të kërcënimeve që i kanë marrë nga bashkëqytetarët e tyre”, ka treguar ai. “Tash mendoj se Qeveria me EULEX-in duhet të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë”.