Komuna e Prizrenit pret mbështetjen e ART-së për largimin definitiv të antenave ilegale

Prizren, 12 gusht – Antenat e operatorëve ilegalë ndonëse jofunksionale vazhdojnë të qëndrojnë në fshatrat e luginës së Lumëbardhit të komunës së Prizrenit edhe pse zyrtarët komunalë kanë drejtuar shkresa në adresë të Autoritetit Rregullativ për Telekomunikacion për largimin e infrastrukturës së mbetur të operatorëve që nuk posedojnë licenca.
Inspektimet e ndryshme të zyrtarëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim muaj më parë kanë konstatuar se në fshatin Llokvicë ndodhet një antenë e një operatori ilegal e vendosur pa lejen përkatëse dhe nga ART-ja është kërkuar veprim për çmontimin e këtyre pajisjeve.
“Në bazë të përgjegjësive që kemi ne kemi kryer inspektimet dhe kemi konstatuar se bëhet fjalë për antenë të operatorit ilegal, që është vendosur pa lejen e ART-së. Prandaj dhe i kemi dërguar shkresë këtij institucioni që të ndërmerr veprimet e duhura për largimin e saj”, ka thënë drejtori i DMSh-së, Sencar Karamuco.
Sipas tij, dikasteri që ai drejton nuk i posedon mjetet e duhura për të mënjanuar këto lloj antenash prandaj dhe kanë kërkuar mbështetjen e ART-së.
Në bazë të dhënave të raportit të fundit të hartuar nga inspektorët e kësaj drejtorie antena e vendosur në fshatin Llokvicë ka të gjitha instalimet elektrike, si ato për pranimin e sinjaleve po ashtu edhe për shpërndarje, ndërkohë që dallimi i vetëm në krahasim me inspektimet e mëparshme është se i mungon gjeneratori, dhe nuk është në funksion.
“Rekomandojmë që të njoftohet ART-ja për këtë për ndërmarrjen e masave të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në këtë raport.
Por drejtori Karamuco ka pohuar se ky rekomandim është respektuar dhe qysh muaj më parë janë njoftuar zyrtarët e ART-së.
Në anën tjetër, Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), në fund të muajit qershor përmes një komunikate për shtyp kishte paralajmëruar se pas skadimit të moratoriumit tridhjetë ditor të ofruar për largimin vullnetar të infrastrukturës së mbetur të operatorëve ilegal do të ndërmerrte fazën e dytë të aksionit për mënjanimin e këtyre antenave.
Burime vendore kanë thënë se kjo qasje ka dhënë rezultat në fshatin Lubinje e Epërme, ku tashmë ka nisur operimi i kompanive legale të telefonisë mobile.