E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në horizontin X minatori Bedri Peci

Stantërg, 12 gusht -  Bedri Peci (52) minator i minierës “Trepca” të Stantërgut ka humbur jetën të premten rreth orës 11 në vendin e punës, kanë njoftuar zyrtarë të Trepçës.

Në horizontin  X deri sa minatorët ishin duke punuar në horizont ka ardhur deri tek shembja e një pjesë të xehes, e cila për fat të keq ka zënë një minator, i cili nga pasojat e lëndimeve  ka vdekur, ka thënë zëdhënësi i Trepçës, Bislim Muqa. Sipas tij, kufoma e të ndjerit është nxjerrë dhe është dërguar për në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa që në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë dhe të drejtorisë së Trepçës, të cilat po hetojnë rastin, ka thënë Muqa.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›