Fuorimondo, romani i ri i Ornela Vorpsit
Autorja shqiptare që jeton në Paris por gjuhë të shkrimeve ka italishten, sapo ka hedhur në qarkullim romanin e tretë, Fuorimondo (Einaudi, 2012, 168 f.), ku përshkruhet lulja mishngrënëse që nuk ka të kënaqur me bukurinë, dashurinë dhe absoluten.
Jashtëbote ose historia e një vajze të ditëve tona, ka protagoniste Tamar, e mendon se ajo çka i jep formë jetës sonë është ajo që na mungon më shumë. Edhe një herë, si në «Vendin ku nuk vdiset kurrë» apo «Dorën që se puth dot», Ornela Vorpsi tregon nga një pozitë gjeografike që është Shqipëria, ku personazhe si Tamar, ëndërrojnë të jenë në një botë tjetër «larg gjërave që njihja, nënë, baba, pemë, karrige, shtëpi, diell».
Tamar kalon ditët pranë dritares duke parë çfarë ndodh në një vend shqiptar pa kohë e pa vend. Është gjuha poetike e Vorpsit që tingëllon e njohur në temat e saj të dashura si ëndrra, mërgimi, obsesioni i vdekjes. / E.Demo