Incidentet ndaj shqiptarëve, sot protestë para Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë
http://www.youtube.com/watch?v=mAqjJciLEbM
Tifozët kuq e zi do të organizojnë sot në mesditë një protestë para Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë, për të protestuar kundër incidenteve të shumta ndaj shqiptarëve në këtë vend.
Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga tifozët kuq e zi, protesta që do të zhvillohet sot është një kundërpërgjigje ndaj rrahjes së nxënësve shqiptarë nga ana e sllavomaqedonasve dhe kundër te gjitha padrejtësive që po i bëhen shqiptarëve në atë shtet artificial. Për më tepër është obligim patriotik dhe kombëtar, për të reaguar, dhe për të treguar kush jemi ne, dhe për tu thënë që NE ishim këtu kur ata erdhën. Tifozët Kuq e Zi do të jenë aty ku i thërret atdheu, thuhet në njoftim.
Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve në Maqedoni, nuk janë rastësi. Një javë më parë u vranë dy të rinj nga një polic civil maqedonas si dhe u ushtrua dhunë nga terroristë – huliganë maqedonas ndaj 15 nxënësve shqiptarë. Kjo nxiti organizmin tonë për të reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër dhunës që u bëhet sistematikisht shqiptarëve në Maqedoni! Thirrja jonë në këtë protestë do të jetë edhe për rikthimin e trevave shqiptare në Maqedoni në shtetin e tyre amë, Shqipërinë!,- thuhet në komunikatën e organizatorëve. / G.N.
AK apel Maqedonisë që të distancohet nga incidentet: Po i vini flakën vetes
Pas publikimit të videos së djegies së flamurit shqiptar nga organizata maqedonase e njohur si Organizata Kristiane, ka reaguar Aleanca Kuqezi. Në videon e publikuar i vihet flaka flamurit shqiptar dhe hidhen parulla raciste antishqiptare.
Në reagimin e AK-së thuhet se provokimet e Maqedonisë po kalojnë çdo kufi. Mos guxoni të prekni flamurin kombëtar, distancohuni nga zjarrvënësit, thuhet në reagimin e AK-së.
Aleanca Kuqezi duke theksuar se me këto veprime Maqedonia po i vë jarin vetës u ka bërë apel SHBA-së dhe BE-së parandaloni çmendurinë sa nuk është vonë.
Djegia e flamurit vjen dy javë pasi dy shqiptar u vranë nga një polic maqedonas ndërsa ditët e fundit disa nxënës shqiptar janë rrahur në mënyrë barbare nga maqedonasit.
Dhuna është dënuar edhe nga Komisioni Evropian, i cili ka theksuar se i bëjmë thirrje të gjithëve të respektojnë shtetin e së drejtës.
Video e organizatës Kristiane (Hristianska Organizacija) nxjerr në sfond persona të maskuar që nën përcjelljen e këngës djegin flamurin shqiptar. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre. Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre. /F.Stafa/