Rishkrimi i historise
“Lufta e ftohtë” është në fokus të DR. Profesor, Hamit Kabës në kuadër të kolanës së rishkrimit të historisë. Kaba bën me dije për “ABC News” se për këtë periudhe historike do të vijnë fakte të reja përmes dokumenteve që ai ka mundur të shfrytëzojë në 12 fonde të arkivave britanike dhe në ato të Bashkimit Sovjetik.
Historiani thotë se Shqipëria pa diskutim kishte rëndësi gjeopolitike, sidomos pas prishjes së marrëdhënieve me BS. Një pjesë tjetër e rëndësishme është edhe krijimi i qeverisë së emigracionit nga shqiptarët, për të cilën ai thotë se duhet parë ndryshe. Këto dokumente botohen brenda të gjitha rregullave ndërkombëtare. Por ato janë të rëndësishme, sepse përshkruajnë në mënyrë realiste historinë tonë.