E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuoristrada bie ne humnere dy te vdekur dy te plagosur

BULQIZ - Dy persona mbeten te vdekur dhe dy te tjere u plagosen rende ne nje aks rural nga Krasta e Martaneshit ndersa udhetonin per ne Bulqize dje paradite. Nje automjet fuoristrade me targa te huaja ER BP 190 me te cilen udhetonin kater persona te nisur nga fshati Theker i Krastes ne drejtim te Bulqizes devijoi rrugen duke rene ne nje gremine te thelle rreth 10 metra. Aksidenti shkaktoi vdekjen e menjehershme te Behar Kenges 48 vjec dhe Dashamir Cani 40 vjec.

Nderkaq nga perplasja e mjetit u plagosen rende edhe Hajdar Saliu 71 vjec dhe Alim Gjoka 57 vjec te cilet u derguan ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Sipas policise qe u nis menjehere drejt vendit e ngjarjes pas marrjes se informacionit automjeti drejtohej nga Behar Kenga i cili eshte vellai i kryetarit aktual te komunes se Krastes.

Ai mbeti i vdekur ne vend nga permbysja e mjetit dhe renia e saj ne gremine ne nje zone jo shume larg fshatit te tij Krastes se Martaneshit. Po ashtu ne vend nderroi jete edhe personi tjeter 40-vjecari Dashamir Cani i cili udhetonte me te si pasagjer. Te paret qe iu erdhen ne ndihme te aksidentuarve ne gremine ishin disa banore te zones qe me pas njoftuan policine.

Kjo e fundit per shkak te terrenit tejet te thyer u detyrua te shkonte ne vendin ku ndodhej automjeti me nje helikopter. Te plagosurit u nxoren nga disa banore te zones dhe u derguan ne spitalin e Bulqizes. Atje sipas policise u gjet edhe 71-vjecari Hajdar Saliu i cili pavaresisht plageve te renda qe ka marre nuk ka rrezik per jeten. I plagosuri tjeter i aksidentit Alim Gjoka u nis ne drejtim te Spitalit Ushtarak ne Tirane per shkak se gjendja e tij ishte me e rende.

Policia po heton shkaqet e devijimit te fuoristrades nderkohe qe deri me tani policia tha se ka evidentuar faktin se automjeti ne momentet e aksidentit ka qene duke udhetuar me shpejtesi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›