E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, tritol banesës së kreut të Tatim Taksave

Shpërthim tritoli në banesën e drejtoreshës së Tatim-Taksave në Pogradec. Shpërthimi i lendes eksplozive mësohet të ketë ndodhur gjatë nates, rreth ores 01:00, në katin e parë të një pallati në lagjen numer 1 në Pogradec.
Mësohet se në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej drejtoresha e Tatim-Taksave të Pogradecit, Rajmonda Syza 48 vjece bashke me të shoqin.
Fatmiresisht mësohet se nga shpërthimi i tritolit i vendosur ne deren e jashtme nuk ka patur të lënduar, por demet materiale jane të konsiderueshme. Ka patur demtim te dyerve, mureve te banesës dhe thyerje te xhamave. Policia ka nisur nderkaq hetimet për ngjarjen.

Grupi hetimor, i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, beson se, vendosja e lëndës plasëse në banesen e Syzos nuk lidhet me detyren e saj në drejtorinë e Tatim-Taksave. Sipas policisë, pista kryesore e hetimeve, është ajo e një konflikti që ka pasur kohë më parë djali i Vasfi dhe Raimonda Syzos, me disa persona të tjerë në qytetin e Pogradecit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›