E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terroristi shqiptar ne Britanine e Madhe

TIRAN - Historia e nje 32-vjecari shqiptar i lindur ne fshatin Kabash te Pukes po ben jehone ne Britani. Krenar Lusha eshte denuar me shtate vjet burg i akuzuar per terrorizem pasi u kap me nje sere mjetesh qe sherbenin per te prodhuar lende eksplozive. Por hetuesit angleze nuk e kane lene me kaq.

Ata kane ardhur ne Shqiperi duke marre ne pyetje familjaret dhe mesuesit e tij ne Puke dhe Kukes per te mesuar prirjet e tij kriminale gjate adoleshences. Ky lajm konfirmohet nga leter-porosia e ekzekutuar nga gjyqtarja e Gjykates per Krime te Renda ne Tirane Etelva Deda. Shekulli ka siguruar nje kopje te saj ku jepen detaje te hollesishme ne lidhje me hetimin njejavor ne Shqiperi te pese hetuesve angleze.

Gjate gjithe kohes se qendrimit ne Shqiperi pese hetuesit britanike jane shoqeruar nga oficeret e policise gjyqesore te sektorit kunder akteve terroriste nen vartesine e prokurores se Krimeve te Renda Erviola Stoja. Sipas kesaj leter-porosie se bashku me efektivet e policise shqiptare gjithe kohes ishin te pranishem pese detektivet dhe inspektoret e policise se hetimeve te Njesise Antiterrorizem te Manchesterit.

Ne Shqiperi hetuesit kane siguruar fillimisht pemen familjare e familjes Lusha bazuar ne deklarimet e familjareve te aferm per prinderit dhe kater vellezerit e tij. shte kerkuar dhe verifikuar per gjetjen e personave bashkepunetore te Krenar Lushes nese ka te dhenat se ndonje pjesetar i familjes ka pasur aktivitet terrorist brenda dhe jashte Shqiperise te dhena per formimin shkollor te Krenar Lushes mbi studimet e tij te parimeve te myslimanizmit ne Kukes pyetja e deshmitareve okulare dhe prova te tjera qe vertetojne se Krenar Lusha ka frekuentuar xhamine ne Puke e shume veprime te tjera - thuhet nder te tjera ne vendimin e ekzekutimit te kesaj leter-porosie.

Gjithashtu jane marre ne pyetje familjaret e tij si dhe mesuesit ne Puke dhe Kukes ku Lusha ka qene nxenes ne shkollen e medresese ne Kukes. Kjo shkolle eshte financuar nga Fondacioni Muafaq me qender ne Arabine Saudite te financuar nga sheiku Jasin Al-Qadi i njohur si pronari i dy kullave binjake ne Tirane. Fondacion ky qe ndodhet ne listen e zeze te Kombeve te Bashkuara si organizate qe financon terroristet e Al-Qaeda.

Jane siguruar informacione mbi studimin prej tij te parimeve te myslimanizmit ne Seminarin Mysliman ne Kukes si dhe te informacionit rreth ndonje pikepamje ekstremiste dhune qe ai mund te kete kultivuar ne ate kohe. Jane siguruar deshmi se kjo medrese ka qene e financuar nga Fondacioni Muafaq si dhe prova e dokumentacione te ketij fondacioni.

Jane pyetur drejtues se kesaj medrese te asaj kohe duke siguruar te dhena pse ishte mbyllur ky seminar mysliman ne Kukes daten e mbylljes dhe informacione mbi anetaret e tjere te fondacionit te cilet mund te kene siguruar mbeshtetje financiare per Krenar Lushen me qellim qe ai te vazhdonte studimet ne Teologji dhe studimet Islamike ne nje Universitet Saudite - thuhet ne dosjen hetimore.

Po sipas ketij vendimi i denuari Lusha ne rrethin e tij shoqeror ne Derby te Anglise njihej edhe me emrat Rahid Bajraktari Abdul Rehman Losheen apo edhe Unity qe ne shqip do te thote Unitet. Arrestimi i Lushes eshte bere me 26 gusht 2008 nga oficeret britanike ne adresen e shtepise se tij 9 Moore Street Derby Mbreteri e Bashkuar.

Pas arrestimit ne banesen e Lushes eshte ushtruar nje kontroll i imtesishem ku i jane gjetur sende qe sherbejne per formimin e bombave artizanale duke ngritur dyshime se Lusha bente pjese ne ndonje grup qe pergatitej per te shkaktuar akte terroriste.

HETIMI
Pjese nga hetimi i autoriteteve britanike dhe lidhja e Lushes me terroristin Ishaq Kanmi
Si u arrestua Krenar Lusha ne Britani
Shekulli publikon sot pjese nga hetimi britanik per 32-vjecarin Krenar Lusha. Si u zbuluan lidhjet e tij me terroristin Ishaq Kanmi dhe plani per te shkuar ne Siri ...shtetasi Krenar Lusha eshte zbuluar si rezultat i hetimit mbi aktivitetin e shtetasit arab Ishaq Kanmi i cili eshte ngarkuar penalisht me komplot per vrasjen e ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe kryeministrit ne ate kohe ne detyre Gordon Braunn.

Kanmi postoi mesazhe ne nje faqe interneti te quajtur The Ekhlass Forum e cila eshte nje faqe mesazhe e mbrojtur me fjalekalim dhe ne lidhje me Al-Qaeda e krijuar ne vitin 2003. Me daten 6 korrik 2007 nje person qe e quante veten Umar Rabie ky emer eshte perdorur nga Ishaq Kanmi postoi nje mesazh ne faqen e internetit Infovlad qe quhej Rruga per ne Irak i cili udhezonte te tjeret se si te udhetonin per ne Irak.

Aty thuhej qe nese nje person udhetonte per ne Siri dhe shkonte tek nje Xhami ne kufirin e Sirise atehere nje person me emer do ti asistonte per te vajtuar ne Mosul. Umar Rabie ka marre nje mesazh nga nje person i cili dha numrin e telefonit 07812.... ne Mbreterine e Bashkuar me ane te te cilit tregonte se ata kishin mbetur ne Milton Keynes dhe se do te ishte e veshtire per te udhetuar ne Blackburn.

Nga hetimet e autoriteteve britanike ka rezultuar se telefoni i perkiste shtetasit Ndricim Lusha vellai i Krenar Lushes qe ne ate kohe kishte nje adrese ne Milton Keynes Angli ku jetonte me vellane. Nga hetimet rezultoi se shtetasi Krenar Lusha ne korrik te 2008-s kishte blere nje shtepi ne adresen 9 Moore Street Derby ku edhe u arrestua me 26 Gusht 2008... - thuhet ne vendimin e ekzekutimit te leter-porosise.

Krenar Lusha kishte mbledhur materiale per te prodhuar bomba
Pas arrestimit policia britanike ka ushtruar nje kontroll te imtesishem ne shtepine ku jetonte i denuari Lusha. Atij iu gjeten ne dhomen e ndenjes nje kompjuter portativ dhe nga keqyrja e tij ka rezultuar se permbante 18 dosje me video 12 prej te cilave ishin video keshilluese ne gjuhen arabe mbi menyren e perzierjes se lendeve kimike per te krijuar substanca eksplozive.

Nje pajisje qendrore kompjuteri e cili permbante 43 dosje ne programin PDF me dokumente me tekst qe perfshihen ne seksionin e aktit mbi Terrorizimin 2000 si dhe dy dosje zip qe permbanin dy videoklipe. Nje dokument ne gjuhen arabe ne emer te Allahut meshireplote dhe poshte lutjes ka titullin Taktikat.

Ne nje dollap rrobash eshte gjetur nje hard-drive i cili ishte i lidhur me kompjuterin portativ laptop me rrjetin Infovlad. Pesembedhjete telefona celulare nder te cilet edhe telefoni me karte SIM me numer 07812...qe komunikonte shpesh me Umar Rabien - thuhet ne dosjen hetimore te prokurorise britanike.

Sipas saj Llushes i eshte gjetur nje leter e derguar nga i vellai Ndricimi ku permendet Umar Rabie si dhe jepet numri i tij i telefonit. Nderkohe ne dhomen e gjumit eshte gjetur sasia 4 kg Nitrat Potasiumi. Kjo sasi u gjet ne nje kuti ne te cilen ishte postuar dhe i ishte derguar Ndricim Lushes dy vjet me pare por ishte sjelle ne banese dy muajt e fundit kur Krenar Lusha ka marre ne zoterim banesen.

Lenda Nitrat Potasiumi eshte nje nga perberesit e recetave per pergatitje bombash te cilat ishin te shkarkuara nga interneti. Ne bodrumin e shtepise eshte gjetur sasia 71.9 litra karburant dhe prane saj nje gezhoje fishek. Baruti pudra e zeze ishte nje nga recetat e shkarkuar ne kompjuterin e Lushes ku perberesi kryesor ishte lenda Nitrat Potasuimi.

Pjesa me e madhe e imazheve te shkarkuara kompjuterin e Lushes jane keqyrur dhe ato kane rezultuar si video me prerje koka njerezish video ku tregohet per bomba vetevrasese dhe foto qe permbajne tortura video ku tregohet akti i vrasjes se ushtareve amerikane... - thuhet ne vendimin e Gjykates per Krime te Renda.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›