Burri plagos gruan dhe veten

Malesi e Madhe - Krimi ne familje ka shenuar dy te plagosur gjate dites se djeshme ne Koplik. Historia tashme eshte bere e perseritur burri plagosi gruan dhe me pas veten. Ka qene grindja ne familje qe ka sjelle plagosjen e dy bashkeshorteve ne Koplik te Malesise se Madhe per motive ende te panjohura.
Ngjarja ndodhi dje rreth ores 1945 ne lagjen Pikze te Koplikut ne banesen e Kole Makajt 57 vjec. File Makaj 56 vjece mbeti e plagosur rende nga i shoqi i saj Kole Makaj pas nje grindjeje mes tyre per motive ende te panjohura por burimet e policise thane se edhe me pare mes tyre ka pasur nje konflikt ndersa ne banese ne momentin e ngjarjes mesohet se kane qene vetem dy bashkeshortet e asnje deshmitar tjeter. Familja Makaj banon ne nje shtepi private rreth 500m larg rruges kombetare Koplik-Shkoder.
Prej disa vitesh ata banojne te vetem pasi femijet e tyre ndodhen ne emigracion. Fqinjet kane qene ata qe kane njoftuar policine te shqetesuar pasi degjuan te shtenat qe vinin nga njera prej dhomave te baneses se familjes Makaj. Ata kane hyre ne banese vete dhe kane gjetur te gjakosur Filen dhe disa metra me tej bashkeshortin e saj Kolen po ashtu te plagosur e me pistolete ne dore.
Pasi iu kane dhene ndihmen e pare ata lajmeruan policine e cila mberriti ne vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para te kryera nga policia mendohet se Kole Makaj fillimisht ka qelluar gruan e me pas veten ne koke. Nga burime te spitalit te Shkodres mesohet se gjendje e dy te plagosurve eshte e rende dhe ne keto kushte dhe policia e ka te pamundur te marre ndonje deklarim prej tyre.
Te njohur te familjes Makaj e cila nuk eshte nga Kopliku por ka disa vite qe jeton aty shprehen se nuk dine qe dy bashkeshortet te kene pasur konflikte te renda pervec ndonje grindjeje te zakonshme familjare. Krimi brenda familjes ka shenuar 6 viktima vitin e kaluar ne qarkun e Shkodres nga te cilet kater kane qene gra te vrare nga bashkeshortet apo baballaret.