Fuqia e Energjisë që vjen nga bashkëpunimi Itali-Shqipëri
Italinë dhe Shqipërinë i bashkon deti, i bashkon historia, i bashkon tradita e ngjashme , i bashkon kultura, çka bën të mundur bashkjetesën në harmoni të plotë dhe integrimin e të dy popujve në këto vende, në arsim, në punë, në biznes, në art. 11 vjet të jetës sime, nuk jam ndier kurrë si në një vend të huaj, as në shkollë, as në Universitet dhe as në punë në Itali, ashtu sikurse ndihem po aq mirë edhe në vendin tim. Prandaj e vlerësoj plot emocion këtë shprehje që me ngacmon kujtime, mbresa dhe mallin për Romën. Përgëzojmë iniciativën e marrë nga ENEL për këtë event kaq domethënës për vendin tonë.
E them për vendin tonë, për vetë faktin se të gjithë e dimë që Shqipëria është një burim i pashtershëm energjetik. Burimet natyrore janë një pasuri që Zoti ia ka dhuruar Shqipërisë duke e kthyer sektorin energjetik në një plan strategjik per zhvillimin ekonomik të saj.
Ministri Prifti, ka paraqitur madje edhe hapat që janë marë për mbarëvajtjen e mëtejshme dhe afatgjatë të ketij sektori si: përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator duke e përafruar atë me Linjat evropiane ligjore; përmirësimin e organizimit të strukturave të këtij sektori; përmirësimin e tarifave të shitjes së energjisë elektrike; apo përmirësimin e infrastrukturës prodhuese dhe transmetuese të energjisë elektrike duke e kthyer Shqiperine nga nje vend importues, ne nje vend te rendesishem per eksportin e energjise elektrike.
Për çka më sipër, bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë i frytshëm, është tepër i ndjeshëm dhe do të jetë në vazhdimësi, si një partner strategjik për të dy palët. ‘The Power of Energy’ nën shprehjet figurative të artistëve pjesëmarrës, i ka dhënë më tepër kuptim, vëmendje, imazh, fuqisë së energjisë për zhvillimin social, ekonomik dhe politik të vendit, duke mbështjellë në një fjalë të vetme burimin për jetesë, për funksionim të industrive, për zhvillimin e teknologjisë, për inciativa të reja, ...për ndriçimin e jetës!
është një hapsirë kaq e madhe për të menduar fuqitë e energjisë, të prekshme dhe të paprekshme, të parashikushme apo jo, çka bën për t’u admiruar fakti se si të rinjtë në veçanti perceptojnë atë.
Por kjo është e kuptueshme, jo vetem se rinia është fuqi e zhvillimit bashkëkohor, por aq me tepër se sot të rinjtë përfaqësojnë një botë më të evoluar për Shqipërinë, në Teknologji, arsim, shkence etj.
Prandaj më shumë se në mbarë botën, kjo shprehje merr kuptim të artë për vendin tonë!