E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi: Shqipëria paraqiti aspektin fetar të Kosovës në OKI

BEOGRAD-Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Borko Stefanovic, e ka akuzuar Shqipërinë se në konferencën e Organizatës së Konferencës Islamike është munduar që problemin kosovar ta paraqesë në baza fetare dhe jo etnike.
Agjenciakosovare e lajmeve Telegraf bën të ditur se Stefanovic u ka thënë gazetarëve në Beograd se delegacioni i Shqipërisë në konferencën e OKI në Dushanbe të Taxhikistanit, ka ofruar një tekst-rezolutë për Kosovën me anë të së cilës afirmohet pavarësia e saj, ftohen vendet anëtare që ta njohin Kosovën dhe kërkohet që OKI, siç tha ai, “të mbështesë kosovarët dhe myslimanët në Ballkan”.

“është vërejtur një tentativë e qartë, e pabesë, që problemi i Kosovës të paraqitet në aspekt fetar dhe jo në atë etnik”, ka thënë Stefanovic, duke shtuar se në tekst thirret edhe për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, përshëndetet anëtarësimi në FMN dhe BB dhe pohohet përcaktimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›