E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuqitë botërore dënojnë testimin e raketave

Fuqitë perëndimore kanë dënuar testet më të fundit me raketa me rreze të gjatë veprimi të Iranit. Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Teheranit të heqë dorë nga lëshimet e reaketave, provokuese për fuqitë botërore. Reagime të forta erdhën edhe nga Presidenti rus, Dmitri Medvedev dhe shefi i politikës me jashtë në Bashkimin Europian, Havier Solana i cili shprehu shqetësimin e vendeve të bllokut lidhur me planin nuklear të Iranit.
Solana do të jetë edhe drejtues i takimit të 6 fuqive perëndimore dhe Iranit, që do të mbahet këtë javë në Gjenevë. Një ditë më parë, Irani tha se testoi sukses dy raketa me rreze të gjatë veprimi për të cilat analistët e mbrojtjes shprehën shqetësimet se mund të arrijnë të godasin Izraelin dhe Evropën jugore.
Tensionet mes Teheranit zyrtar dhe fuqive të mëdha perëndimore si shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania u tensionuan së tepërmi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi në këtë të fundit u zbulua se Irani po ndërtonte një impiant të dytë për pasurimin e uraniumit, që shërben për ndërtimin e armëve bërthamore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›