Socialistët në bazë: Zgjedhjet, një farsë
Dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve për kreun e Partisë Socialiste, anëtarësia e saj në disa rrethe të vendit e denoncon këtë proces si një farsë të rradhës të Edi Ramës. Denoncimet vijnë për parregullsi e manipulime. Shqetësimit të disa ditëve më parë të krerëve të degës së Shkodrës për ndryshimin e komisionerëve në momentet e fundit, i janë shtuar fakte të tjera që kanë të bëjnë shtimin fiktiv të anëtarësisë një ditë para votimit.
Kryetari i PS-së në Shkodër “Ditët e fundit janë shtuar 250 anëtarë të rinj që u paraqitën për të votuar të cilët nuk figurojnë në asnjë lloj dokumentacioni.”
Në Durrës ka patur parregullsi të shumta me listat e votuesve, në të cilat figuronin anëtarë të larguar tashmë nga kjo forcë politike. Dy prej emrave të njohur të bazës socialiste në Durrës Natasha Paço e Bardhyl Agasi e konsiderojnë procesin zgjedhor një farsë të panevojshme për vetë rezultatin që rikthen në vëmendje kohët e Partisë së Punës.
Në Lushnje kryetari i degës Leonard Gogo dha dorëheqjen nga posti, largim në fakt që ai e kishte paralajmëruar javë më parë për shkak të kundërshtive lidhur me metodat e përdorura nga Rama. Kontestime të forta për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve, jane shfaqur edhe në rrethe të tjera, ku procesi është zhvilluar vetëm nën mbikqyrjen e komisionerëve të emëruar nga Rama dhe mbështetës të tij.