Tensionet Spanjë-Britani, Kameron i shqetësuar
LONDER - Britania e Madhe i kërkoi Spanjës që mosmarrëveshjet mes tyre në lidhje me Gjibraltarin të zgjidhen me mjete politike. Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Kameron, u shpreh “thellësisht i shqetësuar”, për përshkallëzimin e tensionit me Spanjën, në kufirin e saj me Gjibraltarin.
Madridi ka miratuar një seri masash, të çilat përfshijnë edhe një taksë prej 50 eurosh, për sa herë që kalohet kufiri spanjollo-gjibraltaras, për shtetasit e huaj. Kameron e konsideroi këtë taksë si “armiqësore”, që synon të rrisë izolimin e 30 mijë banorëve britanikë të Gjibraltarit.
“Një politikë të tillë e kemi parë edhe gjatë viteve 1960, por besoj se asnjëri prej nesh nuk mendonte mund të rikthehej përsëri”,- deklaroi Cameron.
(er.nu/BalkanWeb)