E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, nesër në gjykatë seancapër xhaminë e Namazgjasë

Të tjera rreth shkrimit Padia: Të ndalet prerja e pemëve TIRANË - Nesër në orën 12:30 në Gjykatën e Rrethit Tiranë zhvillohet seanca gjyqësore mbi padinë e ambientalistëve kundër ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë dhe lejes zhvillimore komplekse tek lulishtja e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjykata pritet të shqyrtojë nesër marrjen e masës së sigurimit të padisë me objekt: "Pezullimi i vendimit administrativ të Këshillit Kombëtar të Territorit, Nr. 2 datë 29.05.2013 për lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe godinës polifunksionale (3,4, 6, 8 kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George W. Bush dhe bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”, si dhe të “leje zhvillimore komplekse me nr. 3306 prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë, miratuar në zbatim të vendimit Nr.2 të KKT".

Padia u bë një javë më parë nga Instituti i Çështjeve Kombëtare INA dhe Shoqata për një Zhvillim të qëndrueshëm e racional. Ato iu drejtuan gjykatës së Tiranës për të shfuqizuar lejen e ndërtimit, që i ka dhënë Komunitetit Mysliman, Këshilli i Rregullimit të Territorit. Ata kërkojnë që punimet të ndërpriten menjëherë dhe po ashtu të ndërpritet edhe prerja e pemëve.

Ambientalistët iu drejtuan edhe Avokatit të Popullit, të cilit i kërkuan, që të nisë hetimet për punimet që po bëhen te lulishtja e Namazgjasë për ndërtimin e xhamisë së re të Myslimanëve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›