Greqi, zjarret e qëllimshem, "shtetrrethim" në pyje
Pranë Athinës por edhe në disa zona të tjera të Greqisë, prej ditësh vazhdojnë zjarre të mëdha, ndërkohë që shërbimi zjarrfikës punon me forca të shtuara për t’i kufizuar flakët.
Fryjnë erëra shumë të fuqishme dhe ende ekziston rreziku që flakët të dalin nga kontrolli.
Avionë, helikopterë, zjarrfikës, dhjetëra automjete, si dhe forca të shumta njerëzore nga bashkitë, ushtria dhe banorë të zonës punojnë në terren për të shuar flakët e zjarrit.
Ende nuk është bërë bilanci i dëmeve, ndërkaq, sipas zjarrfikësve, janë të shumta banesat e dëmtuara në lagjen Agia Kiriaki.
Ndërkohë sipas sekretariatit të mbrojtjes civile, mbetet shumë i madh rreziku i shpërthimit të zjarreve dhe alarmi është në nivelin e katërt, në zona të ndryshme të Greqisë, si Atikë, Beoti, Evia, Ftiotida, Argolida, Korinth, Lakoni, Arkadia, Lakonia, Ciklades, Skyros, Lesbos dhe Hios.
Pas një takimi të ministrit të Rendit me kreun e zjarrfikësve u vendos të ndalohet qarkullimi në zonat pyjore gjatë natës, madje në disa prej tyre edhe gjatë ditës. Gjithashtu do të shtohen patrullat policore për të shmangur zjarrvënien e qëllimshme, që është bërë shqetësimi kryesor i autoriteteve.
(Balkanweb)