Vazhdojne nderhyrjet ne argjinature bie edhe niveli i ujit

Argjinatura e Torovices dhe nderhyrjet emergjente per lartesimin e saj parandaluan shtrirjen e hartes se permbytjeve ne rrethin e Lezhes por edhe me gjere. Punimet kane vazhduar me intensitet te larte ku argjinatura thuajse ne te gjithe gjatesine e saj prej 22 km eshte ngritur mbi nje meter.
Sekretari i Pergjithshem i Prefektures se Lezhes Kastriot Kodheli deklaroi se nga mengjesi deri te henen ne mbremje niveli i ujit eshte ulur me 5 cm. Sipas tij situata eshte ne permiresim e siper. Kodheli deklaroi se punimet do te vazhdojne me te njejtin imtensitet dhe tashme sipas tij siguria nga permbytjet eshte e plote.
Administratori i firmes me te pare qe iu pergjigj thirrjes se prefektit Pal Dajci Pjeter Pacani deklaroi se tashme e kaluam rrezikun dhe nderhyrjet fale edhe ndihmeses se firmave te tjera si edhe te automjeteve te ushtrise jane realizuar ne kohe rekord duke parandaluar nje katastrofe natyrore.
Banoret e Torovices deklarojne se ishin bere gati te evakuoheshin por tashme jane rikthyer ne familje. Nderkohe mesohet se punimet do te vazhdojne me te njejtin intensitet ndersa nga ana e ministrave eshte premtuar hartimi dhe realizimi i nje projekti emergjent.