E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furnizim te pakufizuar deri ne 2013-en

BQE ka vendosur të vijojë me furnizimin me likuiditet të pakufizuar për institutet kredituese deri në janarin e 2013-ës. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i kësaj banke Mario Draghi, pas mbledhjes së radhës së bordit drejtues. Gjithashtu Instituti i Frankfurtit ka vendosur të mbajë të pandryshuara normat bazë të euros në 1% në nivelin më të ulët historik.
Sipas guvernatorit të BQE, rritja ekonomike do të mbetet e dobët me një pasiguri në rritje duke parashikuar një rënie të rritjes në Eurozonë për këtë vit.

Ritmi themelor i zgjerimit monetar mbetet i ndrydhur. Pritjet e inflacionit për ekonominë e zonës euro të vazhdojnë të jenë ankoruar vendosmërisht, në përputhje me qëllimin tonë për të ruajtur norma inflacioni afërt 2 % në një periudhë afatmesme. Në të njëjtën kohë, rritja ekonomike në zonën e euros mbetet e dobët, me pasiguri në rritje dhe me një rënie të besimit për ekonominë. Prodhimi i Brendshëm Bruto në Eurozonë do të shkojë në -0,5% për këtë vit dhe për 2013 do të ketë një rritje mes zero dhe 2%.

Këshilli i guvernatorëve ka mirëpritur vendimin e liderëve europianë në mbledhjen e fundit të KiE për të fuqizuar vizionin e tyre për një periudhë të gjatë kohe për një bashkim ekonomik dhe monetar, dhe e ka konsideruar këtë si një hap shumë të rëndësishëm ka thënë Draghi. Por ndërkohë ka sqaruar se nuk është detyra e BQE të nxisë qeveritë të bëjnë dicka në këtë drejtim.
Është me të vërtetë një vendim i tyre nëse duan të ndërhyjnë përmes Mekanizmit Europian të Shpëtimit, ka shtuar Draghi duke komentuar se cdo vendim mbi këtë mekanizëm duhet të bazohet mbi vlerësime reale si dhe në nevojën për rikapitalizim të bankave nga vet qeveritë pa qenë nevoja për një mbështetje të jashtme.

Duke iu referuar rastit të Spanjës, Draghi ka thënë se i takon Madridit të vendos nëse do t’i drejtohet për ndihmë fondit europian për rikapitalizim të sistemit bankar. Nga ana e BQE ka deklaruar kreu i Eurotoëer, nuk ka asnjë presion në lidhje me këtë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›