BE paraqet planin e shpetimit te bankave

Komisioni Europian ka aprovuar projektligjin që rregullon një kuadër të ri ligjor në përballimin e krizave të instituteve të kreditit dhe sistemit bankar në tërësi. Brukseli rekomandon një koordinim më të madh mes vendeve dhe fuqi për të detyruar që humbjet të përballohen nga zotëruesit e obligacioneve të bankave që po falimentojnë, në mënyrë që të parandalohet një përsëritje e kaosit që u shkaktua në vitin 2008, pas kolapsit të bankës amerikane të investimeve, Lehman Brothers. Ligji i ri do të hyjë në fuqi më parë se 2015, që do të thotë shumë vonë për Spanjën e cila mund të gjendet në kushtet e rikapitalizimit të një sistemi bankar në krizë të fortë.
Presidenti i KE, Jose Manuel Barroso e ka konsideruar miratimin e këtij ligji si një hap të rëndësishëm drejt një bashkimi monetar. Ndërsa komisioneri për tregtinë në BE, Michel Barnier ka thënë se gjatë periudhës 2008-2011 vendet europiane kanë shpenzuar në ndihma shtetërore për bankat në krizë 4,500 miliardë euro. Barnier ka deklaruar se projektligji i propozuar të mërkurën është për një periudhë të gjatë dhe jo për të menaxhuar krizën aktuale të bankave të vecanta. Ai ka thënë se sapo ky ligj të hyjë në fuqi do të mundësojë që të mos shkarkohet më mbi shtetin dhe të kontribuesve, pesha e shpëtimit të bankave në krizë. Paketa ligjore pritet të kompletohet brenda një viti. Sapo të hyjë në fuqi ligji i ri do të vendos rregulla të përbashkëta për të 27 vendet anëtare të BE që do të pëcaktojë se kush, si dhe sa duhet të ndërhyhet për të parandaluar dhe shmangur përsëritjen e rasteve si Fortis, Deksia dhe sëfundmi Bankia, apo banka të cilat kur ekspozophen ndaj rreziqeve të falimentimit kanë vënë në rrezik stabilitetin financiar të të gjithë sistemit në vend. Për tu miratuar projektligji duhe të aprovohet nga secili vend dhe nga Parlamenti Europian.