Lëklerk dhe Sainz, të zhgënjyer nga Ferrari

“Makina ime nuk kishte ritëm në garë”. Këto janë fjalët e para të Charles Leclerc, por që tregojnë gjithçka ndodhi në Silverstone, ku ai u rendit në vendin e 9-të. “Ne ndaluam pak më herët në pit stopin e parë, ndoshta sepse menduam se Russell mund të bënte të kundërtën. Unë e kuptoj këtë. Por pas kësaj ne ishim të pafat me Makinën e Sigurisë, ku shumë makina na kaluan përpara – ka thënë Leclerc. – E nga ky moment unë e kisha të vështirë për të parakaluar.
Në përgjithësi vuajtëm në kthesat e shpejta. Ndërsa zgjedhja e gomave ishte e drejtë”. Edhe Carlos Sainz, që e mbylli garën britanike në vendin e 10-të është në të njëjtën linjë me shokun e tij të skuadrës: “Ishim mirë deri në momentin kur hyri në pistë makina e sigurisë – ka thënë piloti spanjoll. – Ai ishte çasti më i keq për ne”.
E në këtë situatë krejtësisht kaotike që po kalon Ferriari edhe drejtori i skuadrës, edhe Frederic Vasseur nuk është i kënaqur: “Degradimi i gomave të buta e ngadalësoi makinën, kundër asaj që pritnim – ka thënë Vasseur. – Nëse nuk do të kishte hyrë në pistë makina e sigurisë do të kishim arritur në pozicione më të mira.
Megjithatë nuk shqetësohem për pozicionet e dy makinave ferrari në përfundim të garës, sepse nga vendi i dytë në të dhjetin të gjitha njëvendëshet janë shumë afër. Tani kalojmë nga Silverstone në Hungari, që ka një pistë tjetër dhe përshtatja e paketës së re në qark do të jetë vendimtare”.