Rreziku i skemës së pensioneve, shpallet strategjia për daljen nga kolapsi
Në skemën e sigurimeve shoqërore kontribuojnë 1. 4 persona për të përfituar një pensionist. Raporti është shqetësues për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Duke pasur parasysh që ky raport është përllogaritur vetëm për skemën e pensioneve të pleqërisë
bëhet i vështirë garantimi i skemës, por ekspertët e ISSH pohojnë se në çdo rast kontribuuesit e sotëm janë të garantuar se do të marrin pension në kohën që do të mbushin moshën e do të plotësojnë vitet e sigurimit. Skema e sigurimeve ka kaluar në disa ndërhyrje me qëllim përmirësimin e saj, por këto ndërhyrje nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme. Kështu ulja me 5 për qind e masës së kontributeve për punëdhënësit ka sjellë efekt negativ në skemë, pasi nuk u arrit shtimi i deklarimeve në masën e pritshme. Kontributet u ulën në masën 7 miliardë lekë, nga të cilat 1. 5 miliardë u mbuluan nga shtimi i numri të kontribuuesve dhe efektet negative u përllogarit në vlerën 5. 5 miliardë lekëve.
Specialistët
Drejtuesit e ISSH kanë shpjeguar dje funksionim e skemës së pensioneve. Sipas tyre skema e pensioneve të pleqërisë dhe ajo e gjithë pensioneve të tjera janë të ndara. Kështu vetëm pensionet e pleqërisë mbulohen me fondet e kontributeve. Ndërkohë që pensionet e tjera si ai suplementar apo i invaliditetit e i ushtarakëve nuk prekin skemën e pensioneve të pleqërisë. Sipas specialistëve shpenzimet për pensione suplementare nuk mbulohen nga kontributet suplementare të paguara. Ndërkohë që trajtimet e veçanta administrohen nga ISSH, por nuk janë përfitime që lidhen me skemën e pensioneve.
ISSH ka nisur një fushatë nxitje për pjesëmarrje në skemat vullnetare dhe profesionale për të gjithë të punësuarit dhe të vetëpunësuarit Shpesh herë përformanca e ISSH-së gjykohet bazuar në këto trajtime të veçanta (privilegje) dhe të agjentit pagues
Reforma paraprake
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar një sërë masash paraprake për të garantuar skemën e pensioneve. Kështu në listën e reformave paraprake është vënë në rend të parë rritja graduale e moshës së pensionit pasuar nga e drejta për përtimin e pensionit të reduktuar. Sipas ISSH është parashikuar në kuadër të reformave reduktimi i normës së kontributit të sigurimeve shoqërore. Në planin e reformave është parashikuar përqasja e legjislacionit shqiptar të sigurimeve shoqërore me standardet e kodit evropian dhe me konventën e ILO-s për sigurimet shoqërore. Gjithashtu është parashikuar shkurtimi i kohës minimale të sigurimit për përfitimin e pensionit të pjesshëm nga 20 vjet në 15 vjet dhe trajtimi i njëllojtë për të huajt në bazë të legjislacionit. Ndërkohë është parashikuar në kuadër të reformave paraprake edhe zgjerimi i rrethit të personave të mbrojtur duke përfshirë këtu edhe personat pa shtetësi.
Rekomandime
Specialistë të Institutit të Sigurimeve sugjerojnë që një ndarje e mundshme në njësi administrative për të gjithë llojet e pensioneve dhe lejet e lindjes të administrohen të ndara. Në këtë mënyrë skema e pensionit do të ishte më e garantuar më e mirë menaxhuar dhe nuk do të sulmohej në çdo rast pakënaqësish, sulme të cilat në përgjithësi vijnë nga mungesa e informacionit. Nga ana tjetër administrimi në mënyrë të ndarë i pensioneve suplementare, atyre të ushtarakëve apo minatorëve si dhe lejet e lindjes do të viheshin në më mirë në shërbim të këtyre grupeve.
Pensionet e ushtarakëve
Shtesat e pensioneve për ushtarakët miratohen nga qeveria dhe përllogariten prej saj. Dokumentacioni përgatitet nga Ministria e Mbrojtjes dhe të gjithë procedurat ndiqen prej saj. ISSH luan rolin e shpërndarësit të fondit, dhe nuk merr pjesë as në përllogaritjen e pensionit dhe as në plotësimin e dokumentacionit përkatës
12 mijë veteranë lufte trajtohen me pension
Rreth 12 mijë persona trajtohen me pension suplementar për shkak të kontributeve në luftën e dytë botërore. Sipas statistikave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore mësohet se janë 12 376 persona, veteranë të Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, të cilët trajtohen me pension nga ky institute. Mësohet se fondi i këtyre pensioneve nuk mbulohet nga skema e pensioneve por nga buxheti i shtetit i shtetit.
Reformat në skemën e pensioneve
Një ndër reformat kryesore në skemën e sigurimeve shoqërore është rrija graduale e moshës së përfitimit të pensionit, e cila cakton rritjen me gjashtë muaj në çdo vit të moshës së pensionit deri në vitin 2012 të moshës 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Një tjetër ndërhyrje ishte e drejta për të përfituar një pension të reduktuar para mbushjes së moshës së plotë të kërkuar, por jo më parë se tre vjet nga mosha përfundimtare, duke reduktuar pensionin e plotë me koeficientin 0. 6 për qind në muaj. Pensionistët përbëjnë aktualisht 17 për qind të popullsisë, tregues ky me prirje drejt rritjes. ISHS administron skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, ku pjesën më të madhe e zënë pensionet. ISSH administron gjithashtu edhe programet sociale të qeverisë siç janë të gjithë kompensimet për pensionet shtetërore të posaçme, shërbimet për veteranët si dhe skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta të cilat japin përfitime suplementare si dhe të ardhura shtesë mbi përfitimet që jepen nga skema e sigurimeve të detyrueshme dhe përftimet kalimtare. Totali i shpenzimeve të ISSH përbën rreth 6 për qind të PBB ndërsa transferuat në buxhetet familjare pa skemën suplementare dhe trajtimet e veçanta arrijnë në rreth 69 300 milion lekë ose 5. 9 për qind të PBB. Zhvillimet e përgjithshme ekonomike dhe ato të fushës së sigurimeve shoqërore në veçanti kanë sjellë kohë pas kohe domosdoshmërinë e ndërmarrjes së reformave. Në këtë kuadër në mënyrë të vazhdueshme në legjislacionin e sigurimeve shoqërore janë ndërmarrë reforma paraprake të cilat kanë prekur si kontributet ashtu edhe përfitimet.
Studimi, shqiptarët nuk njohin ISSH
Qytetarët shqiptarë nuk kanë shumë informacion mbi skemën e sigurimeve shoqërore, kontributet që ata duhet të derdhin, apo pensionin që ata duhet të përfitojnë. Mangësitë e informacionit vihen re më shumë te moshat e reja 18- 25 vjeç. Të dhënat janë rezultat i një anketimi që Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kryer me Bankën Botërore. Gjatë anketimit janë intervistuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria për të parë perceptimin e tyre lidhur me shërbimet që ofrohen nga ISSH. Një pjesë e konsiderueshme e individëve nuk kanë informacion sa i përket Sigurimeve Shoqërore, si përsa i përket përfitimeve ashtu dhe kontributeve. Nuk ka informacion sa i përket sigurimit të pensionit të pleqërisë sigurisht moshat e reja deklaroi dje përfaqësuesja e QKT Vera Xhogaxhi. Në zonat rurale vërehet se ka mungesë informacioni në lidhje me përqindjen e derdhjes së kontributeve për të siguruar pension pleqërie, si dhe me moshën e pleqërisë si dhe për vitet e duhura për përfitimin e tij. Drejtuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore shohin mundësinë për të propozuar një reformim të skemës së sigurimeve duke pasur parasysh faktin se pjesa më e madhe e kontribuesve janë mbi 40 vjeç.
Llojet e skemave suplementare
1. Skema suplementare shtetërore për personat
që kryejnë funksionet kushtetuese dhe punonjësit e shtetit
2. Skema suplementare shtetërore për ushtaraket
3. Ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes
4. Policia e shtetit
5. Garda e Republikës
6. SHISH
7. Policia e burgjeve
8. PMNZSH (Zjarrfikëset)
9. SHKB e Ministria e Brendshme
10. Skema suplementare shtetërore për personat që kanë tituj shkencore (prof, prof assoc, drejtues kërkimesh, mjeshtër kërkimesh)
Kontributi suplementar shtetëror
4 % të pagës për personat që kryejnë funksionet kushtetuese (presidenti deri tek avokati popullit) grupi I(a)(b)
3 % të pagës për punonjësit e shtetit ( zv/ministër deri përgjegjës sektori në ministri dhe institucione qendrore) grupi II(a,b,c)
2 %