Furnizoi Ukrainën me 18 tanke Leopard 2, Rusia kërcënon Gjermaninë

Dërgimi i tankeve leopard 2 në Ukrainë nga ana e Gjermanisë është parë si një veprim i nxituar i saj nga ana e Moskës.
Këtë të martë (28 mars), kancelari Gjerman Olaf Scholz deklaroi se ka furnizuar Ukrainën me tanke Leopard 2. Por pak orë më vonë ka reaguar Moska zyrtare. Kremlini ka akuzuar drejtpërdrejtë Gjermaninë se është përfshirë në konflikt, pasi furnizoi Ukrainën me 18 tanke Leopard 2.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në lidhje me dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë tha se “Gjermania po luan një rol të rëndësishëm në dërgimin e armëve në Ukrainë dhe diçka e tillë ka rritur përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në konflikt”.
Rikujtojmë se tanket e para Leopard 2 nga Gjermania janë dërguar në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes.
18 tanke u dorëzuan pas trajnimit të forcave ukrainase në përdorimin e tyre. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se ishte i sigurt se tanket mund të luanin një kontribut vendimtar në vijën e parë të luftës. Sipas raporteve, në Ukrainë kanë mbërritur edhe tanket Challenger 2 nga Britania.
/rtsh/