E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA: Nuk do t’i japim më Moskës të dhëna për forcat tona bërthamore

SHBA nuk do t’i japë më informacione Rusisë në lidhje me forcat e tyre bërthamore. Lajmi u dha nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa masa është përgjigja e Uashingtonit ndaj vendimit të Moskës për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në traktatin e ri të reduktimit të armëve bërthamore START.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë t’i përgjigjen shkeljeve të Rusisë ndaj traktatit të ri START duke marrë kundërmasa proporcionale dhe të kthyeshme për të nxitur Rusinë të përmbushë detyrimet e saj”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai shtoi se kjo do të thotë se, për shkak se pezullimi i zbatimit të New START nga Rusia është ligjërisht i pavlefshëm, SHBA lejohet ligjërisht të refuzojë të bëjë përditësimet gjashtëmujore në përgjigje të shkeljeve të Rusisë./ cnn.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›