Rizvanolli, sërish rektor i Universitetit të Sporteve
Universiteti i Sporteve mëson sërish edhe forumet e tij të reja të dala nga zgjedhjet e djeshme, realizuar pas zgjidhjes së një ngërçi të gjatë nga një pakicë bllokuese, e cila dje u shndërrua edhe në një faktor bojkoti kundër studentëve, duke refuzuar të votojë. E megjithatë, ishin fare pak dhe ndoqën rimandatimin e Rizvanollit nëpërmjet SMS-ve. Me një komision të posaçëm nga MASH, por edhe nën një kujdes deri në detaje për çdo hap të procesit, zgjedhjet konfirmuan dhe rimandatuan rektorin aktual Vejsel Rizvanolli në krye të Universitetit të Sporteve, duke regjistruar edhe suksesin e thellë dhe të njohur prej më shumë se një viti e gjysmë nga ana e pjesës që ishin matematikisht të djegur dhe gabimisht të kalkulueshme si pjesë e botës së atyshme akademike. Matematika, edhe këtë herë i dha të drejtë moralit, vlerës, dhe aspak antivlerës, tashmë produkt edhe i bojkotit për një proces që duhej të kishte mbaruar e përfunduar me kohë. Rizvanolli merr kështu një tjetër mandat dhe pret këto ditë edhe dekretimin e Presidentit Bujar Nishani për finalizim të praktikës post-elektorale deri në fund.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)