E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaupllari: Në treg, barna me urdhër të jashtëligjshëm

Një ditë pas denoncimit të tregtimit të barnave të jashtëligjshme, kreu i Urdhrit të Farmacistëve deklaroi se të gjitha firmat duhet të ankohen për lejimin e këtij fenomeni. Një prej barnave të jashtëligj-shme është paracetamoli i prodhuar nga kompania "Trefarm" e që quhet Dolofix. Ai ka filluar të futet në Shqipëri para disa muajsh, por nuk plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion. "Eshtë dhënë leje importi për barna të paregjistruara. Kjo leje është e kundërligjshme s'duhet të ishte dhënë sepse në treg ka dhjetëra lloje paracetamoli. Kompanitë mund të ankohen sepse Ministria e Shëndetësisë ka shkelur ligjin, sepse leja jepet vetëm në kushte e kritere të caktuara dhe sepse paracetamoli është jashtë kriterit të paketimit", deklaroi kreu i Farmacistëve, Arjan Jaupllari gjatë emisionit "Natë me Xhaxhiun" në "News 24". Ndërkohë, "Dolofix" nuk mund të regjistrohet në Shqipëri, pasi ai nuk është i regjistruar në vendin e origjinës prej mëse dy vitesh, pra në Kosovë. Ai nuk ekziston në listën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ku renditen barnat që janë të regjistruara në këtë shtet.
(a.k/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›