E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klopp: Nuk merrem me Mourinhon

Jurgen Klopp është shprehur tejet i lumtur pas kualifikimit për në finale të Champions. Ai tha se ka dëgjuar se Mourinho është ankuar për gjyqtarin pas ndeshjes, por kjo gjë nuk i intereson dhe se nuk merret me të.

"Më thanë që Mourinho është ankuar për gjyqtarin, për një karton të kuq të Humels. Unë dua ti them se Ramos e meritoi përjashtimin herët, në ndërhyrjet ndaj Lewandowskit. Por e rëndësishme është që ne jemi në finale dhe nuk merrem shumë me ta. Ne tashmë kemi bërë histori me Borusia Dortmundin dhe jemi të lumtur për këtë. Unë e dija se Real Madridi është një skuadër shumë e fortë dhe se nuk do të dorëzohet deri në fund" deklaroi Klopp.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›