E Diel, 1 Nëntor 2026

"Furtune" arrestimesh tek bluzat e bardha

Tirane-Pas operacionit te policise te koduar "Trashegimia", ku 3 mjeke dhe 2 infermiere-mami te maternitetit "Koco Gliozheni", u vune ne arrest shtepie per mitmarrje, priten te tjera arrestime. Sipas policise, operacioni per goditjen e fenomenit te kthyer ne normalitet, te ryshfetit per cdo lindje, do te pasohet me te tjera masa ndaj bluzave te bardha te ketij institucioni shendetesor. Mjeket per te cilet gjykata vendosi ate mase, nuk jane te vetmit qe kryejne sherbime kundrejt marrjes se parave. Burime te Policise se Tiranes, njoftojne se kane marre denoncime te shumta per mitmarrje edhe per punonjes te tjere te ketij materniteti. Qytetare te shumte, pranojne t'i denoncojne publikisht rastet e mitmarrjes. Ata nuk ngurojne te deklarojne edhe shumen, qe jane te detyruar te paguajne, per sherbimin qe ju ofrojne mjeket dhe infermieret. Sipas tyre, shumat e dhena per mjeket variojne nga 15-20 mije leke per lindje. Ndersa edhe per infermieret e cdo turni, atyre u duhet te paguajne deri ne 1 mije leke. Me pas ne marrjen e parave nuk mbeten as rojet, te cilet te pengojne te hysh ne spital, po nuk iu dhe 200 lekeshin. Pese punonjesit e maternitetit "Koco Gliozheni", Petrit Rexhepi shefi i repartit, Dritan Xhangolli mjeku reanimator, ?Lefter Mano anestezist, Hyre Reci dhe Nilka Perhati, te dyja mami, jane hetuar prej me se 2 muajsh nga sektori i anti-korrupsionit, per veprimtarine e tyre te kundraligjshme qe e kryenin ne bashkepunim me njeri-tjetrin.

Goditja

Sipas policise, operacioni per goditjen e fenomenit e mitmarrjes do te pasohet me te tjera masa ndaj bluzave te bardha te maternitetit "Koco Gliozheni". Pas arrestit shtepiak te 5 punonjesve te ketij institucioni, priten te tjera arrestime ne baze edhe te denoncimeve te qytetareve.

Mjeket, dy raste te abuzimit

Prokuroria e Tiranes ka vetem dy raste te abuzimit te mjekeve, te arrestuar dy dite me pare. Burime nga akuza kane bere te ditur dje, se hetimet ne ngarkim te tyre nisen qe ne muajin shkurt. Nje prej rasteve ka qene per lindje me operacion, ku shuma e ryshfetit ka qene vetem 100 mije leke te vjetra, ndersa rasti i dyte, lindje natyrale, 50 mije leke. Burimet thone se ne te dyja rastet, kane qene te afermit ata qe kane ngulmuar ne marrjen e shumes se lekeve, derisa mjeket i kane pranuar ato. Sot ne Gjykaten e Tiranes, pritet qe te vleresohet edhe masa e sigurise ne ngarkim te tyre. Tre mjeket ndodhen ne "arrest shtepie", mase kjo e caktuar nga Gjykata e Tiranes ne mungese. Mjeket nuk kane pranuar akuzen e ngritur ne ngarkim te tyre. Mesohet se prokuroria eshte ne pritje per te ekzekutuar nje tjeter mase sigurie, e cila eshte marre po dy dite me pare nga gjykata. Behet fjale per nje infermiere qe punonte ne kete spital, por qe ndodhet prej disa ditesh jashte shtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›