E Diel, 1 Nëntor 2026

"Urdhri i Mjekut": Bluzat e bardha, te testohen cdo 5 vjet

Sonila Isaku

Mjeket duhet te testohen cdo pese vjet per punen e tyre, korrupsionin nese ekziston tek ata, aftesite qe ata kane si dhe kualifikimet e reja. Kjo ka qene deklarata e bere nga Presidenti i "Urdhrit te Mjekut", Din Abazaj. Sipas tij, shendetesia sot eshte e mberthyer nga korrupsioni ndersa ka denoncuar rastin e mitmarrjes ne maternitetin "Koco Gloxheni" ne kryeqytet.

Deklarata

Mjeku i vjeter dhe njekohesisht drejtuesi i "Urdhrit te Mjekut", ka pohuar se eshte per t'u denuar rasti i mjekeve te cilet jane akuzuar per mitmarrje, ndersa ka kerkuar nga pacientet apo familjaret qe te denoncojne fenomenin e korrupsionit. Abazaj ka theksuar se ky fenomen duhet denuar edhe nga komuniteti i mjekeve, duke e trajtuar si nje 'trup te huaj ne organizmin e tij'. "Mungesa e pergjegjesise ka cuar ne gabime te tilla. Por ajo qe une doja te theksoja eshte se duhet perfshire e gjithe shoqeria per te luftuar korrupsionin, duke e denoncuar ate. Pasi ky i fundit eshte shtrire ne te gjithe sistemin shendetesor", ka nenvizuar Din Abazaj, president i "Urdhrit te Mjekut". Sipas tij, nje nga

masat qe merr urdhri i mjekut per mjeket te cilet abuzojne me detyren eshte edhe heqja e te drejtes per te ushtruar profesionin e mjekut. Por nga ana tjeter, ai ka kerkuar qe mjeket duhet te licencohen cdo 5 vjet nese deshirojne te vazhdojne profesionin. Nderkohe qe ne fund te cdo 5-vjecari ata duhet te kontrollohen per aktivitetin qe kane kryer deri nese jane perfshire ne ndonje rast te korrupsionit, apo te marrjes se parave nen dore.

Licencimi

Mjeket nuk mund te mjaftohen me pervojen e tyre, por ata duhet te testohen dhe te rilicensohen cdo 5 vjet, per te treguar nese jane te afte te ushtrojne profesionin e tyre. Keto jane standardet e reja qe duhet te ndjeke shendetesia shqiptare. "Testimi dhe matja e njohurive nuk duhet te jete vetem per mjeket e rinj, por edhe per ata qe kane nje jete me diplomen e mjekut. Ata duhet te licencohen nje here ne 5 vjet per njohurite qe kane dhe ne baze te aktiviteteve dhe konferencave qe do te ndjekin apo do te japin", deklaroi dje Abazaj. Sipas tij, rasti i dy diteve me pare eshte i demshem per qytetaret por me shume per imazhin e sistemit shendetesor, per te cilin ka humbur shume besimi i qytetareve. Nderkohe Abazaj, theksoi se nuk mund te nxihet shendetesia vetem nga disa raste te tilla te vecanta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›