Mjedisi, 250 shkolla me nje program te ri
Te pakten 250 shkolla ne vendin tone do te perfshihen ne nje program te ri per edukimin mjedisor. Ne takimin e zhvilluar diten e djeshme, eshte shpalosur programi shkollor i hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Mjedisit, me fokus ndergjegjesimin dhe pergjegjshmerine ndaj mjedisit. Femijet do mesojne sjellje te reja se si te mbrojne mjedisin dhe ta mbajne me te paster dhe me te shendetshem ambientin qe i rrethon. "Mjedisi ne kurrikulen e shkolles sone, duhet te zere nje vend shume te rendesishem, madje ne moshat e hershme. Me shprehite e para te mbrojtjes se mjedisit, ne do te fillojme qe ne sistemin parashkollor dhe do te vazhdojme intensivisht me arsimin baze dhe me arsimin e mesem", ka pohuar Tafaj. Do te jete projekti "CLEEN" qe do te perfshije 250 shkolla te vendit, te cilat do te kene edukimin mjedisor ne shkollat e ciklit te ulet.