E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore, riklasifikim te sistemit rrugor

Blerina Hoxha

Rruget ne Shqiperi do te riklasifikohen sipas nje studimi te Bankes Boterore. Lajmin e dha ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku po diskutohet projektligji per shnderrimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve ne Ent Kombetar. Gjate debatit nen per nen mbi p/ligjin per ngritjen e Autoritetit Rrugor, ministri Olldashi deklaroi se, ky riklasifikim po ndermerret per shkak te levizjeve dinamike te qytetareve brenda terrenit, te cilat kerkojne qe edhe investimet ne infrastrukture te jene po aq dinamike nga qeveria. Mesohet se riklasifikimi do te beje nje detajim me te qarte te rrugeve, sipas rendesise dhe funksioneve qe kryejne. Pasi ne ditet e sotme ka marre shume rendesi zhvillimi i sektorit te turizmit, dhe ndertimi i rrugeve turistike perben nje prioritet te qeverise edhe ne rast se ato nuk jane nacionale. Aktualisht infrastruktura rrugore ne vendin tone klasifikohet ne rruge paresore, me te cilat kuptojme rrjetin nacional dhe ato dytesore, ne te cilat perfshihet rrjeti rural. Per sa i perket p/ligjit "Mbi Autoritetin Rrugor ne Shqiperi", ministri Olldashi tha se ngritja dhe venia ne funksionim e ketij autoriteti, synon te zevendesoje Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve. Sipas tij, Autoriteti do te funksionoje sipas standardeve te BE-se dhe ka per detyre te operoje ne menyre te tille ne te gjitha veprimtarite qe organizon, per te garantuar sigurine e te gjithe perdoruesve te rruges si dhe te ndermarre studime, kerkime shkencore dhe eksperimente per eficencen, trafikun, qarkullimin dhe sigurine rrugore. Pjese e debatit te sotem te ketij komisioni ishte edhe emerimi i drejtorit te ketij Autoriteti, i cili ne baze te projektit te sjelle nga MPPTT-ja, emerohet nga bordi. Por, komisioni kerkoi ndryshimin e ketij neni, pasi sipas tyre, drejtori i entit do te zbatoje politikat e qeverise ne infrastrukture, ndaj dhe duhet te propozohet nga ministri i PPTT si dhe te miratohet nga kryeministri. Ne vitet 1990, me ndryshimin e sistemit komunist dhe perfshirjen ne ekonomine e tregut, lindi nevoja per lidhje me te mira rrugore, sidomos me rajonin dhe me Evropen. Per kete qeveria shqiptare ka shpallur si prioritet ne strategjine e saj te zhvillimit te transportit, ndertimin e rrugeve qe lidhen me korridoret nderkombetare, rruget kufitare dhe ato rajonale. Ne kete kuader, ne Shqiperi jane ndertuar tre korridore rrugore, Korridori 8 Lindje-Perendim, Korridori Veri-Jug dhe autostrada e re Durres-Morine. Nderkohe prioritete jane; perfundimi dhe venia ne eficence te plote e rrugeve turistike, si rruga e Velipojes, Butrintit, Dardhes etj, si dhe ndertimi i rruges me te rendesishme te bregdetit Jug-Perendimor, Dhermi-Himare-Sarande. Ndertimi i segmenteve rrugore qe lidhin me pikat e kalimit kufitar, rrugen e Liqenasit dhe rrugen Has-Qafe Prush, perfshire dhe aksin me te rendesishem Tirane-Diber (rruga e Arbrit). Ndertimi i rrugeve te tjera dytesore, rruga Transballkanike- Vlore, ndertimin e rrugeve paralele Rrogozhine-Lushnje, Fushe Kruje-Milot dhe Lushnje-Fier, si dhe Berat-Permet, Berat-Skrapar dhe Vlore-Selenice etj. Ndertimi me sipermarrje private te akseve dytesore, si ai Qendror Jugor Tirane - Tepelene; te rruges Rrogozhine-Thumane, si dhe te rruges se Arbrit Tirane - Diber (kufi) etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›