Topi- Sanino:Duhet të plotësohen 12 kiteret e antarsimit në BE
Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, ku ka deklaruar se është shumë e rëndësishme plotësimi i dymbëdhjetë kritereve të vendosura nga BE- ja.
Sipas zyrës së shtypit të Presidentit, Sanino ka vlerësuar djalogun e nisur mes partive politike për miratimin e disa ligjeve me tre të pestat, siç ishte dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Gjithashtu ai deklaroi se duhet të kryhen reforma për plotësimin e 12 kritereve të caktuara nga Bashkimi Europian.
Ndërsa Presidenti Topi ka vlerësuar vizitën e zyrtarit të lartë të Komisionit Europian dhe ka bërë një panoramë të situatës politike në vend. Ai u shpreh se është i domosdoshëme bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv mes forcave e aktorëve politikë për përmbushjen e kritereve dhe realizimin e të gjitha reformave të ndërmarra me synim integrimin zyrtar të vendit tonë në familjen evropiane.
Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit, duke u përqendruar në tematika aktuale të realizimit të reformës zgjedhore, të rëndësisë së miratimit të Gjykatës Administrative, por dhe mbi ligje që kërkojnë një shumicë të cilësuar në Kuvend, vuri në dukje se forcimi i demokracisë dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës arrihen vetëm nëpërmjet mirëfunksionimit të institucioneve të pavarura kushtetuese e të drejtësisë.
Gjithashtu në këtë takim u diskuatua mbi domosdoshmërinë e arritjes së rezultateve konkrete pozitive nëpërmjet gjetjes së rrugëve për bashkëpunim, mirëkuptim dhe vullnet politik të të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të realizohen projektet e së ardhmes evropiane të shqiptarëve.
/IDEA/
Shkrime të tjera me interes:
- Topi ne samit: Jahjaga duhet te ishte ne Beograd Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të...
- Sequi-Topi: Shmangni debatet e parakohshme, politika të vijojë bashkëpunimin Tiranë- Ka ardhur koha e vazhdimësisë së bashkëpunimi dhe dialogut...
- Mosmarrëveshjet politike, Topi: Mos të pengojnë integrimin në BE Tiranë- Presidenti i vendit Bamir Topi u takua me Drejtorin...