E Diel, 1 Nëntor 2026

"Informacioni i Kuzhesë, jo shumë i vlefshëm"

Çiro Blazeviç, trajneri i Bosnjë-Hercegovinës, nuk i ka cilësuar shumë të vlefshme informacionet e marra nga Josip Kuzhe rreth Portugalisë. Më 14 dhe 18 nëntor, përfaqësuesja boshnjake do të luajë me luzitanët në "play-off", për një biletë në Botërorin 2010. Drejtuesi i stolit kuqezi u thirr për të ndihmuar bashkëkombësin e tij me detaje rreth lojës së skuadrës së Kueiroz, duke qenë se Portugalia ishte në grup me Shqipërinë. Gjithsesi, të dhënat e Kuzhesë nuk u cilësuan të rëndësishme. "Josipi më ka dhënë mjaft informacione për kundërshtarët e Bosnjës, megjithatë skuadra portugeze ka ndryshuar shumë së fundmi, si në kontingjent, ashtu edhe në mënyrën e lojës. Për këtë arsye, mund të them se të dhënat e Kuzhesë nuk më bëjnë punë", tha Blazeviç vetëm pak ditë përpara ndeshjeve "play-off".

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›