Zhgënjimi i Bogdanit: Dëmtimi erdhi në momentin e gabuar
Dueli me Zapatën e Udinezes në sekondat shtesë të ndeshjes së barazuar 1-1 në "Bentegoti" ishin fatale për Erjon Bogdanin. Sulmuesi shqiptar i Kievos pësoi një frakturë në pjesën e sipërme të nofullës dhe u detyrua t‘i nënshtrohet operacionit në Romë. Për të rregulluar frakturën e pësuar nga 32-vjeçari është kujdesur doktori Noçini, një prej specialistëve më të mirë të kirurgjisë në fytyrë. Dëmtimi ka bërë që Bogdani të humbasë sfidën e kësaj fundjave në fushën e Parmës, por edhe miqësoren e 14 nëntorit, ku Shqipëria do të luajë në Talin me Estoninë. Kuqeziu është shprehur mjaft i zhgënjyer për këtë ndalesë të detyruar, e cila ka ardhur në një moment kur ai po paraqitej mjaft mirë. "Më vjen shumë keq. Po kaloja një moment të mirë, isha në formë optimale dhe besoj se e kam treguar këtë sa herë që kam zbritur në fushë. Ky dëmtim ka ardhur në momentin e gabuar për mua", deklaroi Bogdani.
Rreth dëmtimit të sulmuesit, ka folur edhe mjeku i Kievos, Françesko De Vita. "Për dëmtimin e Bogdanit zakonisht nevojiten të paktën dhjetë ditë pushim. Ne do të bëjmë të pamundurën që lojtari të jetë i gatshëm në momentin kur kampionati do të rifillojë, pas pushimit për ndeshjet e ekipeve kombëtare. Në atë periudhë (më saktësisht më 22 nëntor), Kievo do të luajë në ‘Marasi‘ kundër Sampdorias. Gjithsesi, asgjë nuk mund të thuhet me siguri: më parë duhet të shohim si do të jetë ecuria e ngjitjes së frakturës. Më tepër rreth gjendjes së tij mund të themi në dy ditët pas operacionit. Koha e rikuperimit ndryshon për persona të veçantë", tha De Vita.
e. kodheli