Furtunë në KLD, sot hiqet imuniteti i gjykatësit që liroi Ilir Xhakjen
Tiranë- Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD nis furtunën në sektorin e drejtësisë. Pas rastit skandaloz të lirimit nga burgu të vrasësit të komisarit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj, KLD-ja hapi një hetim të menjëhershëm ndaj vendimeve gjyqësore që cuan në lrimin e tij.
Sot mësohet nga burime të gazetës IDEA se KLD-ja ka thërritur një mbledhje ku do të vendoset heqja e imunitetit për gjykatësin e gjykatës së Durrësit Neritan Tabaku, pikërisht për vendimin e lirimit të Ilir Xhakjes.
Veç vendimit për lirimin e Xhakjes, i cili ishte dënuar më parë nga gjykata e Krimeve të Rënda me 21 vjet burg për dy vrasje, gjykatësi mbajti peng vendimin e pazbardhur për plot 18 muaj, duke penguar edhe fillimin e gjyqit në gjykatën e shkallës së dytë, pas apelimit të prokurorisë.
Ndërkohë prokuroria ka nisur një hetim nga e saj ndaj gjykatësit Tabaku dhe për këtë arsye i ka kërkuar KLD-së heqjen imunitetiti dhe dhënien e lejes për marrjen të pandehur për llogari të një hetimi penal për këtë rast. Edhe pse me një vendim të parlamentit pak ditë më parë imunitetet u hoqën për të gjithë zyrtarët, përfshi edhe gjykatësit, ligji ende nuk ka hyrë në fuqi dhe për këtë arsye është u nevojshem për hetim një vendim i KLD-së
Po sot pritet që të shkarkohet edhe një gjykatëse, e cila pas verifikimeve që ka bërë KLD-ja në dosjet e saj, ka zbuluar se ajo shpallte data gjyqesh në mënyrë fiktive edhe në kohën kur ishte jashtë vendit, duke konsumuar kështu anën proceduriale dhe për të mos rënë në sy që nuk ishte prezente në punë.