E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari, Sterkaj: Garda qëlloi drejt

Paulin Sterkaj dhe Besnik Baraj pas përfundimit të dëshmisë

Kreu i PS së Tiranës: Një person kapi plumbin me dorë pas të shtënave drejt Kryesisë së Kuvendit.

Dëshmojnë deputetët e PS, avokati i Prendit: Baraj ndryshoi thëniet.

Paulin Sterkaj, deputeti i Partisë Socialiste, dëshmoi dje në Gjykatën e Tiranës se në demonstratën e 21 janarit 2011 efektivat e Gardës së Republikës hapën zjarr pa shkak.  Deputeti tjetër i PS-së, Besnik Baraj, u shpreh se dhuna e policisë në përfundim të demonstratës ishte e pajustifikuar. Në cilësinë e dëshmitarit okular në ngjarje, Sterkaj tha se kishte parë persona të konfliktoheshin me policinë, të tjerë që kishin hyrë 3-4 hapa brenda rrethimit të Kryeministrisë, si edhe një prej viktimave, pak çaste pasi ishte goditur me plumb. Ndërsa deputeti Bare tha se në dijeninë e tij, më 21 janar 2011, godina e Kryeministrisë nuk ishte sulmuar. Dëshmitë e deputetëve Sterkaj dhe Baraj u dëgjuan në seancën e radhës në ngarkim të tre të pandehurve, Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume, të akuzuar për vrasjet e shënuara në bulevardin para Kryeministrisë, më 21 janar 2011.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›