E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamzë, i droguari regjistron vetëvrasjen me celular

Armand Jaupi

Telefonata e fundit me djalin e xhaxhait: Po vdes, amanet tim bir.

Viktima Armand Jaupi, i dënuar nëntë herë nga gjykatat.

“Unë nuk mund të jetoj më gjithë këto probleme. Tani po vras veten, do regjistroj gjithçka, që edhe ti ta shohësh.  Më gjen në bregun e liqenit në krah të Albavisë. Amanet djalin”. Këto kanë qenë fjalët e telefonatës së fundit që një 30-vjeçar ka bërë para se të vriste veten me pistoletë pasditen e djeshme në Kamzë të Tiranës. Viktima mësohet se ka filmuar me celular vetëvrasjen e tij, deri në momentin që celulari i ka rënë nga dora, pasi ka goditur veten me një plumb në kokë. Policia tha se viktima është Armand Jaupi, i cili rezulton të jetë dënuar 9 herë nga Gjykata e Tiranës që nga viti 2003 e deri në muajt e fundit të këtij viti, për vepra të ndryshme penale.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›