Fusha e Lushnjes dënohet me dy ndeshje pezullim dhe një pa tifozë
Tiranë (Start) - Komisioni i Disiplinës në FSHF mori dje në shqyrtim icidentin e ndodhur me futbollistin Shoshi në ndeshjen Lushnja-Apolonia. Klubi i Lushnjes u dënua me dy ndeshje pezullim të fushës dhe një ndeshje tjetër pa tifozë. Lushnja është gjobitur gjithashtu edhe me 100 mij lekë.
Incidenti ndodhi ditën e shtunë, në momentin që futbollisti i Apolonisë shënoi golin e barazimit shkoi për të festuar pranë tifozëve, dhe aty është goditur me një send të fortë në kokë.
Ngjarja do të ndiqet edhe penalisht nga prokuroria e rrethit të Lushnjes, pas kallëzimit të bërë nga futbollisti në fjalë. Prokurorët pritet të thërrasin në hetim edhe punonjësit e rendit të ndodhur në vendngjarje.