E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqaj vazhdon me sukses terapinë në Belgjikë

Famagusta - Portieri shqiptar i Anorthosisit, Arjan Beqaj, vazhdon terapinë e tij në Belgjikë. Mediat qipriote deklarojnë se terapia e lojtarit po kalon me sukses. Portieri i përfaqësueses shqiptare do të kthehet ditën e nesërme në Famagusta, për t’iu bashkuar ekipit. Beqaj vuan prej disa javësh një dëmtim në gjurin e tij të djathtë.

Skuadra e Famagustës do të luajë këtë javë derbin e rëndësishëm me skuadrën e Apoelit, në të cilën aktivizohet edhe Altin Haxhi. Ndeshja pritet me mjaft interes, për vetë pozitat në të cilat ndodhen skuadrat. Haxhi pritet të aktivizohet në këtë takim, ndërsa për Beqajn do të duhet një kohë më e gjatë për t’u rikuperuar plotësisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›