Fushaj: Asamble brenda 15 ditësh. Duka: Por, jo me presion të politikës

"Të caktohet data e Asamblesë së Jashtëzakonshme brenda 15 ditëve nga presidendi Duka për mbledhjen e zgjidhjen përfundimtare të krizës me FIFA-n e UEFA-n për pezullimin e Shqipërisë, përndryshe do të vazhdojmë bojkotimin e kampionatit", - tha pak para fillimit të mbledhjes Komitet Ekzekutiv-"Shtatë klubet rebele", presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, pasi kishte ratifikuar për herë të fundit edhe qëndrimin e përfaqësuesëve të gjashtë klubeve që shpallën të premten bojkotimin e kampionatit deri në shpalljen e datës së Asamblesë së Jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.
"Një mbledhje Asambleje në presion të politikës, për një ndryshim statuti nën urdhërat e ministrit nuk e shpejeton anëtarësimin e Shqipërisë në FIFA, por përkundrazi e largon më tepër", - tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka (foto nga takimi), gjatë debatit të gjatë të zhvilluar në selinë e federatës.
Është e qartë se një pjesë shumë e rëndësishme e "trupit" të futbollit tonë nuk punon normalisht dhe ka dalë jashtë funksionit duke sjellë jo vetëm një kolaps të plotë në kategorinë maksimale, por duke provokuar edhe një kaos total në topkëmbën modeste shqiptare.
Besëlidhja-Dinamo (1-0, Ivanaj në minutën e 30-të) ishte edhe e vetmja ndeshje e luajtur nga Java e 24-t e Kategorisë Superiore, pasi pesë të tjerat u shtunë për ditën e dielë pas një vendimi urgjent të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së pas kërkesës së një përfaqësuesi të gjashtë klubeve rebele të Superligës që shpallën të premten bojkotomin e kampionatit deri në shpalljen e datës së Asamblesë së Jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit.