E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa në pole, penalizohet Hamilton

Ferrari fitoi dy vendet e parë në kualifikueset e Kuala Lampurit, por kohën më të mirë e arriti braziliani Felipe Masa, përpara kampionit në fuqi të botës në Formula 1, finlandezit Kimi Raikonen. "Një pole fantasik, jam i lumtur", - tha Felipe Masa, i cili ia dedikoi fitoren djalit të një mikut të tij brazilian, i cili vdiq në një aksident rrugor. "Nuk ia vlen të qahem", - shtoi Raikonen. "Vendi i dytë është i mirë në nisje, do të kërkoj të bëj më të mirën".
Dy makinat Meklaren u ndëshkuan me pesë pozicione në renditje në grilën e garës së dytë zyrtare, Cmimin e madh të Maljazisë (sot në orën 08:00). Hamilton dhe Kovalainen u ndëshkuan për shkak të shpejtësisë shumë të ulët në provat kualifikuese në dëm të Hajdfeled (BMW) dhe Alonso (Reno). Hamilton do te niset nga vendi i nente. Britaniku Luis Hamilton kryeson pas garës së parë me 10 pikë të plota.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›