E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF: Jemi te hapur per te miren e futbollit

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, i mbledhur urgjentisht në datë 21.03.2008, ka shqyrtuar me shumë seriozitet dhe përgjegjësi, situatën në kampionatin e Superligës, pas kërkesës së bërë nga një pjesë e përfaqësuesve të klubeve të cilët, pas një mbledhjeje mes tyre ,kanë drejtuar edhe një deklaratë të përbashkët për FSHF.
Pasi diskutoi kërkesat e klubeve dhe dëgjoi dy prej përfaqësuesve të tyre si edhe pasi u njoh me letrën e Presidentit Blater dhe sugjerimet e FIFA-s dhe UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi:
1. Ndeshjet e javës së 24-të të Superligës, të planifikuara për t'u luajtur të shtunën më dt. 22.03.08, të zhvillohen sipas kalendarit.
2. Gjyqtarët, delegatët dhe vëzhguesit e FSHF-së do të jenë të gjithë të gatshëm në stadiumet ku do të luhen ndeshjet.
3. Për skuadrat që nuk do të paraqiten në fushën e lojës, do të zbatohet rregullorja e aktivitetit.
4. Ngarkohet sektori i garave për zbatimin e këtij vendimi.
Federata Shqiptare e Futbollit i bën thirrje klubeve, që të zbatojnë rregulloren e aktivitetit dhe detyrimet që ju lindin nga statuti, si anëtarë të kësaj Federate.
FSHF, sqaron edhe njëherë klubet e Ligës Superiore dhe të gjithë opinionin publik në Shqipëri, se vazhdon të jetë e hapur, për të marrë cdo vendim në të mirë të futbollit. Por nuk do të lejojë asnjëherë që rregullat dhe statuti i saj të shkelen. Rruga e vetme për të kapërcyer këtë situatë, është zbatimi i detyrave të lëna nga FIFA dhe UEFA, për Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Cdo përpjekje për të gjetur zgjidhje jashtë statutit dhe rregulloreve të FSHF-së, jo vetëm nuk e përmirësojnë situatën për përkundrazi, e rëndojnë atë.
Kjo gjë u bë e qartë edhe në letrën që Presidenti i FIFA-s Josef Blater i drejtoi Presidentit të FSHF më dt.19.03.08 ku theksohej: "Përsa i përket gjashtë klubeve shqiptare të Superligës Shqiptare të interesuara, ata duhet të jenë të vetëdijshëm, që si anëtarë të FSHF-së ata janë indirekt anëtarë të FIFA-s, sit ë tillë ata kanë obligimet për të respektuar vendimet e FIFA-s, sic përmendet në nenin 13.1 D, të Statutit të FIFA-s.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›